16.7 C
Prizren
E shtunë, 9 Maj, 2026

Studentët i japin afat 48 orë rektorit, kërcënojnë me protesta

Studentët e veteranëveOrganizata studentore e quajtur Grupi i Pavarur Studentor ka dërguar një njoftim për media ku potencojnë pesë kërkesa që duhet të plotësohen brenda 48 orëve në të kundërtën deklarojnë se do të ketë protesta gjithë studentore.

“Duke parë zhvillimet e fundit në Universitetin e Prishtinës sot kemi mbajtur një takim për të shqyrtuar, vendimet e fundit të Senatit të UP-së, duke konsideruar që këto vendime janë në dëm të studentit”, thuhet në komunikatë e dërguar nga Argjend Softolli.

Kërkesat e Grupit të Pavarur studentor siç potencohen në komunikatë janë: Kërkesa që kushti për vitin e parë të jetë me 7 provime; që afati i prillit të jetë me dy provime; që afati i tetorit të vlejë për kusht dhe të jetë me dy provime; që kushti për vitin e dytë të jetë me katër provime dhe lirim nga semestri për kategoritë e veçanta të studentëve.

Grupi i Pavarur Studentor paralajmëron se nëse brenda 48 orëve nuk marrin përgjigje pozitive në lidhje me këto kërkesa, atëherë pakënaqësitë do të shfaqen përmes protestave gjithë studentore.

Kërkesat do të dorëzohen në Rektorat nesër në orën 11.

Më Shumë

Sot mbahet Kuvendi Zgjedhor i AAK-së në Prizren

Dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prizren i nënshtrohet sot procesit të brendshëm zgjedhor. Në ambientet e Hotel "Tesara", duke filluar nga...

Superliga vazhdon me tri super përballje, vëmendja në Suharekë

Edhe tri përballje interesante do të zhvillohen të dielën në kuadër të xhiros së 32-të në Superligën e Kosovës. Vëmendja do të jetë padyshim në...

Bashkimi në finale

Lajmet e Fundit