Haradinaj konfirmon largimin e Tërmkollit nga AAK

Melihate Termkolli-aakLideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka konfirmuar se është i njoftuar për largimin e deputetes Melihate Tërmkolli, ndërsa i ka uruar asaj suksese.

“Jam i njoftuar me vendimin e znj. Melihate Tërmkollit. E falënderoj për bashkëpunimin dhe i dëshiroj suksese”, ka thënë Haradinaj, transmeton Koha.net.

Melihate Tërmkolli kishte dhënë dorëheqje nga Kryesia e LDK-së më 17 mars të vitit 2010. Deri në atë kohë, Tërmkolli mbante pozitën e Kryetares së Forumit të Gruas të Lidhjes Demokratike të Kosovë.

Kalimi i saj në AAK ishte zyrtarizuar më 30 prill të vitit 2010.

Nesër, më 14 shkurt, LDK ka konfirmuar për KTV-në se do të mbajë një koferencë për media me ç’rast do të zyrtarizohet kthimi i Tërmkollit në LDK.

Më Shumë

Prizreni vazhdon shenjëzimin rrugor, ripërtërihet shtegu i biçikletave në qytet

Drejtori i Shërbimeve Publike, Islam Ukimeri, ka përcjellë nga afër punimet për shenjëzimin horizontal dhe vertikal, të cilat po realizohen sipas planit në gjithë...

KEDS-i me punime në rrjet, reduktime në Prizren

KEDS ka njoftuar se disa vende do të mbesin pa energji elektrike sot, për shkak të punimeve në rrjet. Përmes një njoftimi për media, KEDS-i...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit