Aleksandër Lumezi, rrugës për Kryeprokuror të Shtetit

dyshime-p-euml-r-prolongim-t-euml-zgjedhjes-s-euml-kryeprokurorit_hdSevdije Morina dhe Jetish Maloku i kanë kërkuar llogari të premten ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Sylë Hoxha, për dy çështje.

Morina ia ka nxjerr në tavolinë gazetën “Koha Ditore” për shkak të një shkrimi se prokurorja Laura Pula ka kërkuar lirimin nga burgu të vëllait të Hoxhës, ndërsa Maloku për abstenimin e tij lidhur me procesin e zgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit. Për asnjërën prej këtyre, Hoxha nuk ka dhënë përgjigje konkrete.

Pavarësisht abstenimit të tij dhe avokatit Teki Bokshi, procesi i zgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit do të vazhdojë me Aleksandër Lumezin. Katër votat pro të Sevdije Morinës, Jetish Malokut, Bajram Ukës dhe Idain Smajlit kanë qenë të mjaftueshme që Lumezi të jetë kandidati i vetëm për kryeprokuror.

Kundër, ka votuar vetëm Florent Muçaj, anëtar i KPK-së nga shoqëria civile.

Këshilli Prokurorial nuk ka parë pengesa që ligjore që gara të vazhdojë vetëm me Lumezin, ani se ka pasur debat të gjatë për këtë./Koha Ditore/

Më Shumë

Laura Fazliu në luftë për medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026

Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka siguruar mundësinë për të luftuar për medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026, pas një paraqitjeje të mirë...

Totaj priti avokatët e popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në takim avokatin e Popullit të Republikës së Kosovës, Naim Qelaj, Shqipërisë, Endrit Shabani,...

Lajmet e Fundit