Thaçi ka disa fjalë për Universitetin e Prishtinës

Hashim thaci 4Ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi me rastin e 45 vjetorit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ka thënë se, ky universitet i zgjon nostalgji.

“Duke qenë i vetëdijshëm për të gjitha sfidat jo të lehta me të cilat përballet sot në kohë tranzicioni, jam i sigurt se Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” do ta rrisë cilësinë në të gjitha segmente duke mëtuar të luan rol edhe në zhvillimin ekonomik të vendit”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Postim i plotë:

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” i bëri 45 vjet! Uroj të mësimdhënësit, studentët dhe të gjithë ata që dhanë gjithçka për themelimin dhe avancimin e kësaj vatre të dijes dhe rezistencës së qytetarëve tanë.

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” më zgjon nostalgji marrë parasysh angazhimin tim aktiv si lider i lëvizjes studentore për tre vite, kur me shumë kolegë u organizuam për të shprehur pakënaqësinë ndaj shtypjes së popullit të Kosovës.

Duke qenë i vetëdijshëm për të gjitha sfidat jo të lehta me të cilat përballet sot në kohë tranzicioni, jam i sigurt se Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” do ta rrisë cilësinë në të gjitha segmente duke mëtuar të luan rol edhe në zhvillimin ekonomik të vendit. HTH

Më Shumë

Zyrtare: Arian Azemi firmos për dy vite me Bashkimin

KB Bashkimi ka vazhduar me kompletimin e skuadrës për sezonin 2026/27, duke zyrtarizuar afrimin e Arian Azemit. “Mirë se vjen, Arian Azemi! Ariani është zyrtarisht...

Policia shqiptoi mbi 2100 gjoba komunikacioni në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 2173 gjoba për kundërvajtje në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë raportuar 28 aksidente komunikacioni me...

Lajmet e Fundit