8.6 C
Prizren
E shtunë, 7 Shkurt, 2026

Veseli e cilëson Berishën shembull të punës akademike

Kadri Veseli15-12Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në emër të tij e të institucionit që drejton ka ngushëlluar familjen e miqtë e akademikut Engjëll Berishës, me rastin e ndarjes nga jeta të tij.

“Sapo mora lajmin për ndarjen nga jeta të profesorit të muzikologjisë dhe akademikut Engjëll Berisha. Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim personal, u shprehi ngushëllime familjes së profesor Berishës, Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, kolegëve të tij nga fusha e artit dhe jetës universitare”, ka shkruar Veseli në telegramin tij.

“Profesor Engjëlli ka dhënë një kontribut shumë të çmuar në fushën e muzikologjisë duke edukuar gjenerata të tëra studentësh dhe krijuesish. Akademik Engjëll Berisha mbetet një nga shembujt më të mirë të punës akademike në trashëgiminë tonë kulturore dhe universitare”, thuhet në mesazhin e Veselit.

Akademik Engjëll Berisha ka ndërruar jetë sot ndërsa do të varroset nesër në orën 14:00 në Prizren.

Më Shumë

Veshja tradicionale e Hasit nis rrugëtimin drejt UNESCO-s/Video

Veshja tradicionale e Hasit, një ndër më të vjetrat në trojet shqiptare, pritet të nisë rrugëtimin drejt UNESCO-s. Për të siguruar pranimin e saj...

Sot vranët, mëngjesi me ngrica

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se gjatë kësaj jave në Kosovë parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm, kryesisht i vranët, me intervale me diell...

Lajmet e Fundit