Thaçi: Sot, Kosova është burim i stabilitetit për tërë rajonin

Hashim Thaci14-24Hashim Thaçi, i cilit sot mban postin e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, ka ndarë disa momente të shpalljes së Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, të cilën e kishte lexuar më 17 shkurt 2008 para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Thaçi ka thënë se shpallja e pavarësisë, leximi i Deklaratës së Pavarësisë, pastaj momenti i nënshkrimit të deklaratës ishin momente që sillnin në mendje dhimbjen, mallin, admirimin dhe përuljen për të gjithë ata që kishin punuar dhe që ishin flijuar për këtë synim madhor.

Ministri i Jashtëm tha se për këto shtatë vjet Kosova ka ecur më shumë sesa që ka mundur të mendojë dikush.

“Shteti i ri është konsoliduar brenda dhe jashtë dhe sot është burim i stabilitetit për tërë rajonin dhe më gjerë si dhe shembull për pjesët e tjera të botës për atë se si të tejkalohen dhimbja dhe shkatërrimi i luftës. Shpeshherë harrojmë rrugëtimin e rëndë që ka bërë Kosova deri këtu…”, tha ndër të tjera, Thaçi.

Më Shumë

PrizrenFest dhe Teatri “Bekim Fehmiu” vazhdojnë bashkëpunimin për tre vitet e ardhshme

PrizrenFest dhe Teatri i Qytetit “Bekim Fehmiu” në Prizren kanë nënshkruar memorandum për ripërtëritjen e bashkëpunimit, duke e zgjatur partneritetin e tyre edhe për...

Amarildo Bakaj demolon Ivanoviqin – fitore me nokaut në raundin e dytë

Boksieri shqiptar Amarildo Bakaj ka dhuruar një paraqitje mbresëlënëse në MHP Arena të Ludwigsburgut, duke e mposhtur me nokaut teknik në raundin e dytë...

Lajmet e Fundit