-5.6 C
Prizren
E enjte, 1 Janar, 2026

Ambasadorët në shërbim të shefave

flamuri i kosoves ne zyr te diplomateveDiplomacia kosovare e mbërthyer në krizë dhe paaftësi. Stafi diplomatik përbëhet kryesisht nga militantët partiakë, të cilët u shërbejnë partive politike që i kanë emëruar e jo interesave të shtetit.

Ambasadorët e Kosovës, që janë të vendosur nëpër vende të ndryshme të botës, nuk janë duke lobuar për çështje të Kosovës, për thithjen e investimeve të jashtme, por janë aty më shumë për të kryer punët e politikës që i ka dërguar.

Deri sot, vendit nuk i kanë sjellë ndonjë investitor të madh në Kosovë, ku do të mund të flitej për rezultate.

Ekspertët thonë se edhe nëpër aktivitete të ndryshme që i mbajnë ambasadat kosovare nëpër botë, të ftuarit i kanë pa peshë.

Emërimi i ambasadorëve të Kosovës, nga fillimi ka qenë politik dhe ambasadorët dhe stafi përcjellës përbëhen kryesisht nga militantët politikë që nuk bëjnë kurrfarë lobimi ekonomik për të thithur investimet, ata në fakt kanë shkuar sa për të marrë një rrogë të majme dhe t’u shërbejnë shefave që i kanë dërguar atje. /Kosova Sot/

Më Shumë

Kurti vlerëson ish-kryetarin e Prizrenit: Në kohë të vështira ishte ndër figurat kryesore

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar ish-kryetarin e Prizrenit, Eqrem Kryeziun, duke vlerësuar kontributin e tij ndër vite për qytetin dhe...

Nora Gjakova i jep fund karrierës sportive

Xhudistja legjendare kosovare, Nora Gjakova, ka njoftuar sot zyrtarisht përfundimin e karrierës së saj sportive, duke mbyllur një nga kapitujt më të suksesshëm në...

Lajmet e Fundit