Shtyhet mbledhja e KK-së për zgjedhjen e kryesuesit në Malishevë

MalishevaMbledhja e Kuvendit të Komunës së Malishevës, për zgjedhjen e kryesuesit të kuvendit, është shtyrë, për shkak të vazhdimit të konsultimeve mes subjekteve politike, që janë të përfaqësuara në Kuvendin e Komunës së Malishevës, për arritjen e një marrëveshje mes tyre, për zgjedhjen e një kryesuesi konsensual.

Sipas shefit të grupit të IQM-së, si grupi më i madh i përfaqësuar në Kuvendin e Komunës në Malishevë, z.Avdi Morina, “Grupi i IQM-së, kërkon edhe 24 orë kohë, për vazhdimin e konsultimeve me subjektet tjera, për zgjedhjen e një kryesuesi konsesual”.

Mbledhja e Kuvendit të Komunës, për zgjedhjen e kryesuesit, pritet të vazhdoj gjatë ditës së nesërme.

Më Shumë

Arrestohet edhe nëna e dy të rinjve që dyshohen për vrasjen e 27-vjeçarit në Kobajë të Prizrenit

Një ngjarje tragjike ka tronditur Prizrenin të dielën, ku një i ri ka mbetur i vrarë pas një përleshjeje që ndodhi në mesditë. Si pasojë...

Bashkimi investon në kushte moderne, nis renovimi i hapësirave të reja në “Sezai Surroi”

KB Bashkimi ka njoftuar nisjen e projektit për renovimin e hapësirave të reja në Qendrën Sportive “Sezai Surroi”, të cilat do të jenë në...

Lajmet e Fundit