12.4 C
Prizren
E diel, 12 Tetor, 2025

IQM-ja ndanë pushtetin me LDK-në në Malishevë

Malisheve-qendraSot është arritur marrëveshja e koalicionit mes IQM-së dhe LDK-së në Malishevë, e cila ka kaluar me një debat të ashpër brenda IQM-së, bëjnë të ditur burimet e fundit të Malishevapress brenda këtyre dy subjekteve politike.

LDK-ja nga kjo marrëveshje thuhët se do të marrë postin e Nënkryetarit të Komunës, të cilin aktualisht e mbanë Rexhep Mazreku (vëllai i dëshmorit Ibrahim Mazreku), drejtoritë e Urbanizimit, Administratës, dhe Gjeodezisë, dhe Drejtorin e shkollës së mesme në Kijevë, sektorin e sportit, dhe menaxhimin e kompanisë së ujësjellësit.

Këto burime gjithashtu bëjnë të ditura se kjo marrëveshje është arritur qysh para vitit të ri, mirëpo kanë qenë duke i biseduar detajet e marrëveshjes, dhe i tërë procesi që Kryetari i Komunës e ka zhvilluar me Subjektet Politike, thuhet se ka qenë vetëm si mbulesë për tu dukur se ka një proces të diskutimit të përgjithshëm. Kurse arsyeja pse marrëveshja është arritur sot brenda ditës, është për të ju shmangur paknaqësive të mëdha që ekzistojnë tek individët e caktuar brenda IQM-së. Sot në Malishevë kanë qenë prezentë deputeti i NISMA-s Haxhi Shala dhe ai i LDK-së Sali Morina të cilët si duket kanë ndikuar që marrëveshja të arrihet sa më parë.

Marrëveshja pritet të finalizohet nesër, kur pritet të zgjidhet edhe Kryesuesi i ri i Kuvendit, që sipas kësaj marrëveshje do ti takojë IQM-së.

Mbrëmë për qështjen e koalicionit kishte reaguar edhe PDK-ja, e cila në komunikatën e tyre me tone kërcënuese, ka dërguar sinjale se edhe ajo ka qenë e interesuar që të hyjë në ndarjen e pushtetit me IQM-në. /MalishevaPress/

Më Shumë

Kamufloi drogë në ajvar apo sos domatesh, kapet nga policia i dyshuari në Suharekë

Një person është arrestuar në Reqan të Suharekës, pasi policia gjeti 56.52 gram marihuanë të fshehur në një kavanoz qelqi të mbushur me lëng,...

Turizmi në rritje: Mbi 22 mijë vizitorë vizituan Prizrenin në gusht

Numri i vizitorëve që kanë zgjedhur Kosovën si destinacion turistik gjatë muajit gusht 2025 ka shënuar rritje të ndjeshme krahasuar me të njëjtën periudhë...

Lajmet e Fundit