Ridvan Hoxha përkrah gazetarin Rami Berishën, godet opozitën

Ridvan Hoxha LDKRidvan Hoxha i ka dal në përkrahje gazetarit Rami Berisha për skandalet që ka arrit t’i zbulojë në punësimin e mësimdhënësve nga Drejtoria e Arsimit në Prizren.

Ai në një letër publike dërguar PrizrenPress-it  i ka bërë thirrje opozitës që të zgjohet dhe të kërkoj seancë të jashtëzakonshme për skandalet në arsim.

 Komunikata e plotë dhe pa ndërhyrje

Opozita në Prizren, prej kohësh nuk është e bashkuar, ajo në kuvendin komunal vepron ndaras, edhe kur udhëheqja komunale nxjerr vendime jo ligjore dhe të dëmshme për qytetarët.

Opozitë zgjohu, bashkohu, Prizrenin po e pret pranvera e nxehtë politike.

Edhe sa duhet pritur që pas nje varg të pafund skandalesh ne arsimin prizrenas , të mblidhet opozita dhe të kërkojë seance te jashtezakonshme – interpelance, me Kryetarin e Komunës dhe Drejtorin e DKA , per te shqyrtu gjendjen e rënde  e kaotike ne kete segment jetik per qytetaret prizrenas.

Opozita ka per detyre te hulumtoj hallet e problemet qytetare e jo t’i mshefe ato sepse tek e fundit edhe per ate e ka marre voten, ndryshe  jep me kuptue se jane ne nje valle. Me deklarata boshe – shterpe me plot folklorizem politik nuk mbrohet interesi e guximi qytetar

Qyftet, qebapat, pleskavica, blerja e 35o ton kriper per shkrirjen e bores se Hamsinit / dimrit te plakave / ne stinen e pranveres e keqperdorime tjera te parase publike jane minore ne krahasim me skandalet e vazhdueshme sidomos ne aresimin prizrenas. Cili eshte roli se paku i Komisionit per Arsim pran Kuvendit Komunal ne Prizren.

Ne Prizren, po del te jetë më i fuqishëm zeri i reagimeve – guximit qytetar e shoqerise civile se sa i “opozites” prizrenase, andaj edhe nuk jane te quditshme skandalet e njepasnjeshme te qeverisjes se keqe ne Prizren sepse nuk ka kush t’i lufton, se paku ata qe e kane marre” besimin” qytetar ta bëjnë një gjë të till.

Megjithate, matrapazeve e boseve politik te çfardo  llojit besoj se u ka ardhur fundi…….!

Ridvan Hoxha

Më Shumë

Lagjja e Shehut shpallet kampion i turneut tradicional “Java e Dëshmorëve të Hasit”

Lagjja e Shehut është shpallur kampion i turneut tradicional “Java e Dëshmorëve të Hasit” në futsall, për nder të Dëshmorëve të Hasit, duke e...

Telex rikthehet në skenë pas më shumë se 15 vitesh në Prizren Rock & Blues Festival

Pas më shumë se 15 vitesh mungesë, grupi legjendar Telex rikthehet fuqishëm në skenë me vokalin unik të Sejat Jakupit. Një nga emrat që ka...

Lajmet e Fundit