Mbështetet Projektrezoluta e Lunaçekut për Kosovën

UlrikeLunacekParlamenti Evropian do t`i kërkojë sërish dhe formalisht, pesëshes evropiane që të njohë pavarësinë e Kosovës. Kështu thuhet në propozim rezolutën e fundit për Kosovën, e cila u votua në Komitetin për Politikë të Jashtme të Parlamentit.

Raportuesja për Kosovën Ulrike Lunaçek dhe autorja e dokumentit në fjalë mori përkrahjen e 35 anëtarëve të Komitetit, ndërsa kundër këtij drafti votuan 7 deputetë e 4 tjerë abstenuan.

Lunaçek shpreson se kjo shumicë dërmuese do të dominojë edhe gjatë votimit në seancë plenare në muajin mars. Në tekstin e draft rezolutës, kërkohet nga Komisioni Evropian që të procedojë tutje me procesin e liberalizmit të vizave për Kosovën, pavarësisht fluksit të fundit të imigrantëve që ilegalisht po ia mësyjnë Evropës, raporton RTK.

“Jam e sigurt se ndër arsyet përse ca njerëz largohen nga Kosova është edhe ndjenja se je i vetmi në rajon që nuk mundet me lëvizë”, ka deklaruar Lunaçek pas votimit të sotëm.

Sidoqoftë, shqetësimi për numrin e madh të qytetarëve të Kosovës që braktisin vendin ka zënë vend të rëndësishëm në raportin e Ulrike Lunaçek. Në mes tjerash në dokument përfshihet edhe kërkesa për hetime serioze në lidhje me aludimet për korrupsion brenda EULEX-it.

Dokumenti i Parlamentit Evropian shpreh pakënaqësinë me numrin aq të vogël të femrave në qeverinë me numër aq të madh ministrash e zëvendësministrash.

Pas tejkalimit të ngërçit politik, Parlamenti Evropian kërkon nëpërmjet këtij dokumenti që qeveria të ndërmarrë reformat e domosdoshme dhe të vazhdojë me rrugëtimin evropian. Kërkohen nga qeveria e re që në listë të prioriteteve të ketë përpjekjet në ndërtimin e sundimit të ligjit dhe pavarësinë e gjyqësorit dhe luftimit efikas të krimit dhe korrupsionit.

Në draft shprehet shqetësimi për shkak të radikalizmit në rritje në Kosovë dhe shkuarjes së të rinjve në luftërat në Siri dhe Irak. Ndërkohë, mirëpritet pjesëmarrja e Kosovës në luftën kundër terrorizmit.

Votimi i sotëm në Komitetin për politikë të jashtme, u bë pas leximit të dytë që u mbajt të hënën në mbrëmje. Në këtë formë drafti i rezolutës shkon në seancë plenare kur pritet të votohet në muajin mars dhe kur dokumenti shndërrohet në rezolutë të Parlamentit Evropian.

Më Shumë

Telex rikthehet në skenë pas më shumë se 15 vitesh në Prizren Rock & Blues Festival

Pas më shumë se 15 vitesh mungesë, grupi legjendar Telex rikthehet fuqishëm në skenë me vokalin unik të Sejat Jakupit. Një nga emrat që ka...

Shtyhet seanca ndaj Ramadan Morinës, i akuzuar për krime lufte në Burim të Malishevës

Seanca gjyqësore ndaj Ramadan Morinës, i akuzuar për krime lufte në Malishevë, është shtyrë sot me kërkesë të mbrojtjes së tij. Avokati mbrojtës, Arianit Koci,...

Lajmet e Fundit