Gërmime arkeologjike në “Sheshin e Lidhjes” në Prizren

samiri te sheshiEkipet e arkeologëve nga Instituti Arkeologjik i Kosovës  po zhvillojnë gërmime arkeologjike me karakter shpëtimi në  “Sheshin  e Lidhjes” në Prizren .
D

rejtori i QRTK në Prizren, Samir Hoxha thotë se gërmimet  po udhëhiqen nga  arkeologu Dr. Shafi Gashi, mbështetur nga Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren.
“Presupozohet se monumenti i zbuluar muaj më pare, është i rëndësisë së veçanet historike”, tha Hoxha.
“Kjo dëshmon fuqishëm ekzistencën e një jete aktive në territorin e Prizrenit të sotëm që nga prehistoria, antikiteti, mesjeta e deri në kohët modern”.

“Të dhënat arkeologjike po dëshmojnë për një jetë aktive në territorin e Prizrenit qysh nga koha e themelimit të tij si qytet Iliro-Dardano- Shqiptar dhe gjatë periudhave vijuese, ku krijoj një varg monumentesh me vlera të mëdha historiko- kulturore”.

“Trashëgimia kulturore është pasuri e përbashkët. Ruajtja dhe konservimi i saj për brezat pasardhës është detyrim kushtetues dhe ligjor i institucioneve por edhe mbarë njerëzimit bashkëkohor. Dua të falënderoj të gjithë qytetarët e Komunës së Prizrenit për kujdesin ndaj ruajtjes dhe mbrojtjes së trashëgimisë kulturore të vendit tone”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Përkujtohet në Prizren aktori i madh Bekim Fehmiu

Më 15 qershor 2010 u nda nga jeta Bekim Fehmiu, aktori i madh shqiptar dhe një nga figurat më të shquara të kinematografisë shqiptare...

Përleshje në mes dy familjeve në Kobaj të Prizrenit, vritet një 27 vjeçar

Një 27 vjeçar ka mbetur i vrarë në fshatin Kobaj të Prizrenit, pas një përleshje që është raportuar në mes të dy familjeve. Sipas Policisë,...

Lajmet e Fundit