Policia konfiskon armë në Gjonaj, Krajk dhe Piranë

ArmaPolicia e Kosovës gjatë një aksioni ka konfiskuar armë fshatin Gjonaj, Krajk dhe Piranë. Aksioni është realizuar me vendim të Gjykatës Themelore të Prizrenit.

Komunikata e plotë e Policisë së Kosovës

Fshati Krajk, Prizren 25.02.2015 – 06:15. Njësiti policor ka bërë bastisje në shtëpinë e të dyshuarit mashkull K/Shqiptar dhe gjatë bastisjes kanë gjetur dhe konfiskuar tri pistoleta të llojeve të ndryshme dhe rreth 23 fishekë të kalibrit 7.62 dhe 7.65. Rasti shkon në procedurë të rregullt.

Fshati Gjonaj Has, Prizren 25.02.2015-06:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren është bastisur shtëpia e të dyshuarit mashkull K-Shqiptar dhe gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar një pushkë e llojit M-48.Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Fshati Piran, Prizren 25.02.2015-06:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren është bastisur shtëpia e të dyshuarit mashkull K-Shqiptar dhe gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar një armë e llojit AK-47,26 fishekë si dhe një karikator. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Më Shumë

Bashkimi sqaron marrëveshjen me Adrio Bailey

KB Bashkimi ka dalë me një sqarim zyrtar lidhur me kontratën e basketbollistit amerikan Adrio Bailey për sezonin 2026/27. Sipas njoftimit të klubit, Bailey ka...

Numërimi i votave drejt fundit, LVV 44.11%, PDK 20.80% dhe LDK 17.11%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se procesi i verifikimit dhe numërimit të votave po vazhdon në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) dhe në...

Lajmet e Fundit