Në Malishevë, prezantohet plani i veprimit për MSA

Begaj me perfaqesuesit e MAPLKryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur përfaqësuesit e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), i drejtuar nga Agron Maxhuni, udhëheqës i departamentit ligjor dhe për monitorimin e komunave në MAPL, me të cilët kanë biseduar për planin e veprimit për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit (MSA) për Komunën e Malishevës.

Më pas, në prani edhe të drejtuesve të drejtorive komunale dhe zyrtarit komunal për integrime evropiane, është prezantuar plani i veçantë për Komunën e Malishevës, plan i cili ka të bëjë me realizimin e obligimeve nga agjenda evropiane.

Prezantimin e obligimeve apo planin e veprimit për MSA, e bëri zyrtari për standarde evropiane në MAPL, Yll Valla, ndërsa drejtorët e drejtorive dhe zyrtarët tjerë komunal, janë njoftuar me obligimet që kanë drejtoritë përkatëse komunale, në raport me MSA-në. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Rreth 23 mijë nxënës testohen më 26 qershor në Testin e Arritshmërisë

Rreth 23 mijë nxënës, do t’i nënshtrohen Testit të Arritshmërisë që mbahet më 26 qershor. Edhe këtë vit ky test do të organizohet vetëm...

Nga 30 ditë paraburgim për nënë e bir të dyshuar për vrasjen në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, për shkak të dyshimit të...

Lajmet e Fundit