SHBA: Deri sot janë vrarë 8500 ushtarë të ISIS-it

ISIS-Xhihadistet1Koalicioni i forcave aleate nën komandën e SHBA, nga sulmet ajrore në Irak ka vrarë më shume se 8500 luftëtarë të shtetit islam nga gushti i vitit të kaluar.

Këtë sot e ka thënë udhëheqësi i komandës qendrore të ushtrisë amerikane gjeneral Lloyd Austin. Austin ka thënë se jo vetëm që janë vrarë 8500 luftëtarë por nga këto sulme janë shkatërruar qindra automjete, tanke dhe armatim të rëndë.

Sulmet ajrore po ashtu e kanë zvogëluar mundësinë që ISIS të provojë të marrë rafineritë dhe pikat e naftës, sidomos në Siri.

Austin ka thënë se ISIS i cili ka kontrolluar pjesët kryesore të Irakut verior dhe atij perëndimor nga vera e kaluar, më nuk është në gjendje të mbajë territore të reja.

Më Shumë

Shkak i një mosmarrëveshjeje, rrihen nënë e bijë në Malishevë

Një nënë dhe vajza e saj janë përfshirë në një rrahje fizike paraditen e djeshme në Malishevë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, incidenti ka ndodhur...

Pas shpërthimit në Prizren, avokati Kadolli: Nuk dyshoj në askënd

Avokati Betim Kadolli ka reaguar pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi gjatë natës në afërsi të shtëpisë së tij në Prizren, ngjarje që shkaktoi...

Lajmet e Fundit