16.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

BD: Rrenat dhe mashtrimet janë kulturë të Nexhat Çoçajt

BD.2Bashkimi Demokratik në Prizren, ka kërkuar nga drejtori i Arsimit,Nexhat Çoçaj, që të mos merret me emra të përveçëm në emisione televizive.

“Debati i fundit për arsimin në Komunën e Prizrenit , shprehim bindjen se nuk duhet të karakterizohet me individualizim të çështjes, kjo është orvatje për t’u shmangur problemeve dhe sfidave reale me të cilat përballet arsimi parauniversitar në Prizren”, thuhet në komunikatën e BD-së

“Tash më veç është caktuar mbledhja e jashtëradhës e Kuvendit Komunal të Prizrenit e cila do të mbahet më datën 12 mars 2015, kuptohet me pëlqimin dhe dakordimin e të gjitha grupeve kuvendare, duke përfshirë edhe PDK, andaj është mundësi e mirë që secili subjekt politik, individ, a institucion, pikërisht në këtë mbledhje t’i shpalos në mënyrë argumentuese pretendimet e veta”.

“Bashkimi Demokratik, kërkon nga Nexhat Çoçaj, të mos merret me emra të përveshëm në emisionet dhe debatet e ndryshme televizive apo të tjera, mos të orvatet që çështjet esenciale t’i zëvendësojë me çështje dytësore, në veçanti kur është fjala për Kryetarin e Bashkimit Demokratik, njëherit deputet në Kuvendin e Kosovës Zafir Berisha, i cili ka treguar dhe vazhdon të tregojë kulturë politike dhe angazhim për t’i ndihmuar qytetarëve, në kuadër të së mundshmes”.

“Kjo mënyrë e shtrembërimit të gjërave përmes rrenave dhe mashtrimeve është “kulturë e komunikimit” të z. Nexhat Çoçaj. Nëse ka pasur ndërhyrje për rastin konkret të punësimit, ka qenë dashur ta bëjë publike në kohën e duhur, kjo do të ishte parimore”.

“Bashkimi Demokratik, në mbledhjen e radhës të Kuvendit Komunal, do t’i bëjë publike të gjeturat dhe pretendimet lidhur me shkeljet ligjore, politizimin, klientelizmin, nepotizmin dhe dukurit e tjera jo të mira në DKA. Shprehim interesimin që në këtë mbledhje të marrë pjesë edhe Kryetari i Komunës”/PrizrenPress.com/.

Më Shumë

Policia shqipton mbi 1 mijë e 600 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1669 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Me lot në sy, Kiara publikon foton e Luiz Ejllit duke mbajtur vajzën në krahë

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito dje janë bërë prindër për herë të parë. Kiara ka ndarë me ndjekësit një foto të papublikuar më parë, direkt...

Lajmet e Fundit