3.9 C
Prizren
E premte, 1 Maj, 2026

Drejtori Morina takoi drejtorin zjarrfikësve në Halmstad të Suedisë

Morina-ne-sherbimin-e-zjarrfikesve-ne-Halmstad-SuediGjatë qëndrimit të tij zyrtar në Suedi, drejtori i Drejtorisë për Mbrojte dhe Shpëtim, Ahmet Morina, në mesin e takimeve të shumta, dje në qytetin e Halmstadit, është takuar me drejtorin e shërbimit të zjarrfikësve në këtë qytet, Hans Ekberg, me të cilin kanë biseduar për mundësitë e bashkëpunimit të ndërsjellë mes këtyre dy drejtorive dhe shkëmbimit të eksperiencave në fushën e mbrojtjes dhe shpëtimit.

Drejtori Morina, ka vizituar edhe qendrën shërbimit të zjarrfikësve në Halmstad, ku është njoftuar me mënyrën e organizimit të këtij shërbimi. Po ashtu, drejtori Morina e ka ftuar drejtorin Ekberg, për një vizitë në Malishevë, në kuadër të vazhdimit të bashkëpunimit mes dy qyteteve.

Në kuadër të vizitës së tij në Halmstad, drejtori Morina, me ftesë të klubit të mërgimtarëve tanë në Suedi, gjatë ditës së sotme, do të vizitoj shkollën shqipe, me rastin e mbajtjes së kuizit të diturisë, e ku do të marrin pjesë edhe nxënës shqiptar nga Komuna e Malishevës, të cilët jetojnë në Suedi.

Po ashtu me ftesë të klubit të mërgimtarëve, drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, do të ketë edhe disa aktivitete tjera në këtë zonë të Suedisë, ku përveç mërgimtarëve, do të ketë takime edhe me zyrtar tjerë lokal në Halmstad.

Më Shumë

Besnik Krasniqi nuk rikandidon për kryetar të AAK-së në Prizren

Kryetari i degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prizren, Besnik Krasniqi, ka njoftuar se me përfundimin e mandatit të tij aktual,...

Në Drenoc shënohet 28-vjetori i daljes së parë publike të UÇK-së

Në fshatin Drenoc të Rahovecit është shënuar 28-vjetori i daljes së parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), një ngjarje me rëndësi të...

Kohë lufte

Lajmet e Fundit