14.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

Emërime ilegale në pozita menaxheriale edhe në qendrën e kompetencës

Abdullah Thaci15-14Shkruan: Abdullah Thaçi
Skandalet në arsimin prizrenas, të zbuluara guximshëm nga gazetari Rami Berisha tani më kanë kaluar çdo normë morale të heshtjes dhe mos reflektimit institucional. Ai tani më ka publikuar mbi 60 raste të keqpërdorimeve dhe punësimeve me ryshfet në shkollat e komunës së Prizrenit. Faktet e paraqitura nga gazetari Berisha janë shumë shqetësuese.

Tani më kanë kaluar rreth dy javë nga fillimi i kësaj çështje, e nga ku nuk po vërehet as një veprim i duhur. Kjo çështje për ne edhe mund të ngritë dyshime, mos rastësisht institucionet përkatëse që janë të thirrura për veprim mos po i japin kohën e kërkuar për mbulim të gjurmëve për vet drejtorin me procedurë të hapur penale dhe vartësit e tij brenda drejtorisë së arsimit në Prizren.

Shfaqja e shkeljeve ligjore në arsim nga ana e gazetarit Rami Berisha, heroit prizrenas, sot ka tejkalua kufijtë e nivelit lokal. Ai sot ka zbulua një dokument që tregon për arsyeje e anulimit te konkursit për zv. drejtor në Qendrën e Kompetencës në Prizren. E ku po në të njëjtë ditë, sot ka filluar punën, si ushtrues detyre, njëri nga kundër kandidatët e pretendeteve për këtë pozitë, që sipas atij e-maili ishin jo adekuatë për atë pozitë, e për të njëjtën pozitë do të ri shpallët konkursi.!

Çështja është e nderë, e njëjta me urgjencë duhet të hetohet, me vetë faktin se ky “ushtrues detyre” mos rastësisht është pikërisht ai i deleguari i sistemit për sistemim?!.

Ulja fshehurazi në atë karrige, për asgjë tjetër, ati do ti krijojë favorin e “përvojës së punës” e cila do të përforcohet si kriter në “konkursin” e ri, kur do që (nëse) ai do të ri shpallët.

Bashkangjitur me këtë shkrim, do të ju përcjellim edhe faksimilen e e-mailit që e dëshmon arsyen e anulimit te këtij konkursi. Aty shihet se nuk kemi as një njoftim për përzgjedhjen e ndonjë ushtruesi të detyrës së pozitës për të cilën kishin konkurruar shumë kandidat, por që ishin përzgjedhë për tu intervistuar vetë gjashtë nga ta, e ku të gjithë janë njoftuar me të njëjtin e-mail në grup.

Më Shumë

Vetaksident në rrugën Qafë Duhël – Suharekë, kamioni bie poshtë rrugës

Para pak minutash ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në afërsi të Suharekës, raporton Sinjali. Aksidenti ka ndodhur pikërisht në rrugën Qafë Duhël të...

Shqetësime për shëndetin e Mike Tyson para duelit me Jake Paul

Shqetësime të reja janë ngritur në lidhje me ndeshjen e ardhshme profesionale midis YouTuber-it të kthyer në boksier Jake Paul dhe ish-kampionit të peshave...

Lajmet e Fundit