-7.5 C
Prizren
E mërkurë, 31 Dhjetor, 2025

Komisioni për Arsim kërkon nga drejtësia që të merret seriozisht me skandalet e arsimit në Prizren

Arber Rexhaj VVAnëtarët e Komisionit për Arsim të Kuvendit të Prizrenit, sot kanë diskutuar për gjendjen e rëndë në të cilën ndodhet sektori i arsimit.

Kryetari i këtij Komisioni, Arbër Rexhaj, tha se në këtë mbledhje është diskutuar gjërë e gjatë për situatën e rëndë në arsimin prizrenas, me ç’rast theksoi ai, është kërkuar nga të gjithë anëtarët që drejtësia të veprojë pas gjithë aferave të publikuara në medie dhe të paraqitura në Prokurori.

Kryetari Rexhaj, tha më tej se në këtë takim është diskutuar edhe për çështjen e mësimdhënësve udhëtarë, me ç’rast tha ai, anëtarët e Komisionit në një unaninimitet të plotë janë dakorduar që këtyre punëtorëve arsimor të i’u paguhen borxhet e mbetura, dhe të vijohet edhe në të ardhmen që të paguhen rregullisht këta mësimdhënës.

Gjithashtu, anëtarët e këtij organi kanë kërkuar që në takimet e radhës të marrë pjesë edhe drejtori i arsimit, ose një i deleguar nga ai, për të diskutuar për çështjet që kanë të bëjnë direkt me drejtuesin e këtij dikasteri. Pjesë e takimit të sotëm të këtij komisioni nuk ka qenë anëtarja e PDK-së, e siç u bë e ditur nga kryetari i komisionit, ajo ka munguar për arsye personale./TVPZ/

Më Shumë

Digjet një shtëpi në Prizren, humb jetën një foshnjë

Një zjarr ka përfshirë një shtëpi banimi në qendër të Prizrenit mëngjesin e sotëm, rreth orës 10:00, ku si pasojë ka humbur jetën një...

Plagosja në Duhël të Suharekës, pesë të arrestuar

Pesë persona janë arrestuar si të dyshuar për një rastin e plagosjes që ndodhi dje në fshatin Duhël të Suharekës. Sipas raportit 24-orësh të policisë,...

Lajmet e Fundit