Pajtohen për një komunikim dhe koordinim intensiv

up gashiRektori i Universitetit të Prishtinës ’’Hasan Prishtina’’, prof.dr.Ibrahim Gashi dhe stafi i tij, pritën në një takim anëtarët e komisionit parlamentar për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, Ramë Vataj, Teuta Haxhiu, Sadri Ferati dhe Milivoje Stojanoviç.

Rektori Gashi i informoi anëtarët e komisionit parlamentar për aktualitetet në UP, prioritetet dhe sfidat me të cilat ballafaqohet Universiteti.

Rektori Gashi shprehu konsideratën për interesimin që komisioni parlamentar tregon për mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe në tërësi për përformancën në UP, duke e konsideruar si një përkrahje shumë domethënëse për menaxhmentin e ri të UP-së.

Nga ana tjetër anëtarët e komisionit për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media trajtuan dhe tema specifike, si konkursi për stafin akademik, procesi i akreditimit, konkursi për pranimin e studentëve të rinj,etj, dhe u shprehën shumë të kënaqur me përkushtimin dhe seriozitetin me të cilin menaxhmenti i UP-së i trajton këto çështje.

Të dy palët u pajtuan për një komunikim dhe koordinim intensiv, veçmas në proces të rishikimit të hartimit të akteve ligjore dhe nënligjore për arsimin e lartë.

Më Shumë

Kurti në Prizren falënderon aktivistët e LVV-së për fushatën zgjedhore

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një vizitë në Prizren, ku ka falënderuar aktivistët dhe aktivistet e Lëvizjes Vetëvendosje për angazhimin...

Mbahet konsultimi publik për Planin e Trashëgimisë Kulturore 2026–2029 në Rahovec

Në Sallën e Kuvendit Komunal në Rahovec është mbajtur konsultimi publik për Projekt-Planin e Trashëgimisë Kulturore 2026–2029, me pjesëmarrjen e qytetarëve, ekspertëve dhe përfaqësuesve...

Lajmet e Fundit