21.4 C
Prizren
E enjte, 11 Shtator, 2025

Vrasje e trefishtë në Laprakë të Tiranës

Vrasje ne ShqiperiNjë vrasje e trefishtë brenda familjes ka tronditur Laprakën, mëngjesin e sotshëm, raporton BW.

Rreth orës 5:50, një 35-vjeçar, Emiljano Rustemi, ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten e tij, Izaura Rustemin, 28 vjeçe; vjehrrën e vet, Ëngjëllushe Shaqirin, 58 vjeçe e më pas, edhe veten.

Çifti kishte tre fëmijë të mitur, të cilët fatkeqësisht kanë qënë prezentë në momentin e aktit makabër të babait të tyre. Gjendja e tyre psikologjike është e rënduar dhe ata janë marrë nën trajtim nga një psikolog.

Rustemi e ka kryer vrasjen në shtëpinë e vjehrrës së tij, Engjëllushes, e cila kishte marrë brenda në shtëpi vajzën e saj, Izaurën dhe fëmijët e saj të mitur, pas kthimit nga Greqia, divorcit që çifti kishte nisur dhe vështirësive ekonomike. Vjehrra e tij shiste çanta dhe rroba të përdorura tek stacioni i trenit dhe me të mbante gjithë pjesëtarët e familjes së saj.

Gazetari Spartak Koka njoftoi se ngjarja ka ndodhur në Laprakë, në rrugën “Pandi Dardha”, në katin e dytë të një pallati, kur Rustemi ka vrarë fillimisht vjehrrën dhe më pas, gruan, Izaurën, nënë e tre fëmijëve.

Çifti kishte probleme prej disa kohësh dhe kishin grindje për shkak të dhunës që burri ushtronte mbi gruan e tij. Emiljano Rustemi kishte qënë i dënuar në Greqi me një vit e gjysëm burg për vjedhje, deri më 5 mars. Pas kthimit nga Greqia, ai i kishte kërkuar vjehrrës ta strehonte për disa ditë në shtëpinë ku ajo jetonte me Izaurën dhe tre nipërit.

Në mëngjes, kur 58-vjeçarja ishte ngritur për të bërë bërë kafen dhe nisur për në punë, Emiljano ka marrë armën që e kishte fshehur pas disa kanaçeve dhe ka qëlluar së pari mbi të e pastaj mbi gruan e vet. Fëmijët kanë parë të gjithë skenën.

Gratë nuk kanë pasur urdhër-mbrojtjeje; fakti që vjehrra e ka strehuar me mirëbesim tregon për një akt human, dhembshurie të saj ndaj dhëndrit problematik, që vazhdimisht kishte ushtruar dhunë mbi vajzën e saj.

Fqinjët e Engjëllushe Shaqirit rrëfyen për “News24” se ajo ishte një grua dinjitoze, e respektuar, që e vetme kishte marrë përsipër të kujdesej për vajzën me tre të mitur, mbetur pa shtëpi dhe pa punë dhe nën kërcënimin e Emiljanos së dhunshëm. “As Izaurës nuk i ndihej zëri”, tha fqinja.

Më Shumë

Bashkimi nis përgatitjet me fitore ndaj Podgoricës

Bashkimi i Prizrenit ka zhvilluar ndeshjen e parë kontrolluese në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri, ku ka arritur të fitojë ndaj skuadrës...

Hamit Gurguri prezanton veprimtarinë krijuese në Rahovec

Në kuadër të atmosferës festive të “Festës së Vjeljes së Rrushit” në Rahovec, Klubi letrar “Xhevdet Bajraj” organizoi një aktivitet kulturor me rastin e...

Lajmet e Fundit