3.9 C
Prizren
E premte, 1 Maj, 2026

SHIK-u, i pahetueshëm

Kadri Veseli15-12Jo vetëm deputetët opozitarë, por edhe ata të partive në pushtet e kanë nënshkruar kërkesën për formimin e një Komisioni Hetues Parlamentar për të zbardhur veprimtarinë e Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK).

Deri më tani, nisma për hetim të SHIK-ut që është iniciuar nga vetë deputetët e Kuvendit, ka gjetur mbështetjen e 38 ligjvënësve kosovarë, por nuk ka arritur t’i marrë votat e mjaftueshme (40) për të nisur ky hetim, shkruan ‘Zëri’.

Deri para disa ditësh ishin 39 deputetë që e nënshkruan listën për hetim, por pas tërheqjes së deputetes Melihate Tërmkollit, ky numër ka rënë në 38.

Ndërkaq, për formimin e një komisioni të tillë parlamentar, nevojitën votat edhe të dy deputetëve të tjerë.

Më Shumë

Kompanitë private i bashkohen aksionit për Malishevën e pastër

Ka vazhduar edhe sot aksioni i pastrimit “Për Malishevën e pastër”, këtë herë në fshatrat Carrallukë, Shkarashnik dhe Tërpezë e Poshtme, me pjesëmarrjen e...

Në Prizren arrestohet i kërkuari që ishte i dënuar me burg efektiv

Policia e Kosovës ka njoftuar se e ka arrestuar një person në Prizren, i cili ishte në kërkim pasi ishte i dënuar me 1...

Lajmet e Fundit