Meucci, sipas Nismës, e akuzon “Kohën Ditore” se e do shkatërrimin e EULEX-it

EULEX-kosoveShefi i EULEX-it, Gabriele Meucci, sipas Nismës për Kosovën, e ka akuzuar të enjten “Kohën Ditore” se e ka mision shkatërrimin dhe dëbimin e EULEX-it nga Kosova, shkruan sot Koha Ditore.

Mbi këtë bazë e ka bërë të qartë se misioni që drejton refuzon të kryejë hetime për dyshimet se ka pasur ndërhyrje politike në rastin “Kleçka”.

Gjatë një takimi që ka pasur me drejtuesit e Nismës, Meucci citohet të ketë thënë se faktet e prezantuara në gazetë, siç janë komunikimet elektronike dhe bisedat e incizuara në audio, janë trillime të gazetarit.

Meucci dhe shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, kanë takuar kryetarin e Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi, sekretarin e këtij subjekti, Bilall Sherifi, dhe shefen e Grupit parlamentar, Valdete Bajrami.

Takimi është mbajtur në zyrat e BE-së në Kosovë pak ditë pas raportimit të “Kohës Ditore” se në shtatorin e vitit të kaluar kishte një plan për dënimin e Fatmir Limajt me qëllim të prishjes së koalicionit LDK, AAK dhe Nisma.

Partia Demokratike e Hashim Thaçit në bashkëpunim me ish-shefin e EULEX-it, Bernd Borchardt, dhe disa zyrtarë të Brukselit, besohet se kishin ndërhyrë në Gjykatën e Apelit me qëllim që Limaj dhe nëntë të tjerët të akuzuar në rastin “Kleçka” të dënoheshin për krime lufte. Kjo përpjekje e tyre dëshmohet nga disa shkëmbime e-mailesh dhe një denoncim i bërë nga një zyrtar i EULEX-it.

Më Shumë

Mbahet konsultimi publik për Planin e Trashëgimisë Kulturore 2026–2029 në Rahovec

Në Sallën e Kuvendit Komunal në Rahovec është mbajtur konsultimi publik për Projekt-Planin e Trashëgimisë Kulturore 2026–2029, me pjesëmarrjen e qytetarëve, ekspertëve dhe përfaqësuesve...

Edhe lypës, edhe zotni

Prof. Azem Lajqi 1.Në vendin e punës, ka individë që nuk u përgjigjen obligimeve, detyrave dhe përgjegjësive të punës nga e cila paguhen, ndërsa kërkojnë...

Lajmet e Fundit