Policia konfiskon armë dhe drogë në Prizren

Policia e Kosoves

Policia në Prizren ka konfiskur armë dhe drogë në rrugën “Hoxhë Tasimi”. Njësiti DHTN ka ndaluar shtatë të dyshuar.

Sipas Policisë, gjatë kontrollit tek të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar disa armë të ftohta, një çantë e zezë në brendi të se cilës kishte shtatë mbështjellëse, që dyshohet të jenë me substancë narkotike të llojit “Marihuanë” dhe katër flete të letrës me emra dhe numra të telefonit si dhe një kartë vizitë të një radio Taxi.

Nuk raportohet për të arrestuar, bën të ditur policia, përderisa rasti vazhdon të hetohet nga njësitet relevante policore. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Vrasja në Kobaj të Prizrenit: Një tjetër në gjendje të rëndë

Një vrasje ka ndodhur sot në fshatin Kobaj në Prizren. Pas përleshjeve mes dy familjeve (kushërinjve), një 27 vjeçar e ka humbur jetën si pasojë...

Vedat Muriqi mbërrin në Stamboll, pritet nga tifozët e Fenerbahçes

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, para pak çastesh ka mbërritur në Stamboll, pasi ka kompletuar rikthimin e tij në ekipin Fenerbahçe. Gjatë ditës,...

Lajmet e Fundit