Vrasje në Hamburg, betejë mes shqiptarësh për kontroll prostitucioni

Policia gjermaneQyteti detar i Hamburgut në Gjermani njihet për faktin që ka rrjetin më të madh të prostitucionit në këtë shtet dhe prej më të mëdhenjve në Europë.

Nuk është kurrfarë sekreti që shqiptarët në këtë qytet tash një dekadë e kontrollojnë këtë sektor mëse përfitues dhe jo rrallë nuk kanë munguar emrat e tyre në mediat gjermane për këtë fakt.

Edhe pse në “duart” e shqiptarëve duket që pjesa më e njohur e këtij qyteti sërish është futur në beteja të përgjakshme mes shqiptarëve dhe pjestarëve të bandave tjera të Evropës lindore. Kështu me datën 4 Janar të këtij viti shqiptari nga Kosova Fisnik D. i njohur si pjestar i grupit “Eros Center Gang” kishte vrarë një pjestar të sigurimit në një lokal nate.

Edhe mbrëmë ka ndodhur një vrasje në pjesën e qytetit Billestedt. Një shqiptar i moshës 22 vjeçare ka ekekutuar një shtetas bullgar me një pistoletë të kalibrit 7,65 me disa plumba. Viktima ishte udhëheqës i klubit të natës “Relax” kurse shqiptari që ka kryer aktin menjëherë është dorëzuar në policinë e qytetit e cila ishte vetëm 600 metra larg vendit të krimit.

Mediat gjermane bëjnë të ditur se është hapur një luftë e re mes shqiptarëve dhe bandave të tjera nga Evropa lindore për pushtet në këtë pjesë të Hamburgut. Prokurori i lartë publik i këtij qyteti ka thënë për Bild Zeitung se ata janë “në fillim të hetimeve” dhe ende nuk kanë të thonë asgjë për detajet e këtyre vrasjeve të cilat duket që do vazhdojnë derisa të sqarohet se kush do fitojë më shumë pushtet në Reeperbahn të Hamburgut./RTK/

Më Shumë

Numërimi i votave drejt fundit, LVV 44.11%, PDK 20.80% dhe LDK 17.11%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se procesi i verifikimit dhe numërimit të votave po vazhdon në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) dhe në...

Përleshje në mes dy familjeve në Kobaj të Prizrenit, vritet një 27 vjeçar

Një 27 vjeçar ka mbetur i vrarë në fshatin Kobaj të Prizrenit, pas një përleshje që është raportuar në mes të dy familjeve. Sipas Policisë,...

Lajmet e Fundit