Haliti-Rexhepit: Gabove për SHIK-un!

XhavitHaliti-pdkNënkryetari i Kuvendit të Kosovës dhe anëtari i kryesisë së PDK-së, Xhavit Haliti, ka reaguar ndaj deklaratave të bashkëpartiakut të tij, Bajram Rexhepit, i cili ka thënë se Shërbimi Inteligjent i Kosovës ka uzurpuar Partinë Demokratike të Kosovës dhe institucionet e vendit.

Haliti në një prononcim për “Zërin” ka thënë se kryesia e PDK-së duhet ta shqyrtojë këtë deklaratë të ish-ministrit të Punëve të Brendshme.

“Besoj se kryesia e partisë duhet ta shqyrtojë deklaratën e tij. Rexhepi është dashur ta ngrejë këtë çështje në kryesi të partisë dhe jo në media. Në qoftë se nuk pajtohet me qëndrimin e Kryesisë mund të dilte publikisht”, ka thënë Haliti.

Sipas tij, deklaratat e tilla të ish-kryeministrit Rexhepi për SHIK-un, nuk vlerësohen pozitive as për partinë e as për të vetë.

“Ai me ata njerëz ka qenë bashkë”, ka thënë në fund Haliti.

Më Shumë

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në autostradën “Ibrahim Rugova”.Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, aty kanë dalë njësitë policore dhe...

Qindra qytetarë në Mejdan – rikthehet spektakli i pehlivanëve në Opojë pas shumë vitesh

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Çlirimit të Komunës së Dragashit, këtë vit u rikthye pas shumë vitesh një nga traditat...

Lajmet e Fundit