Haradinaj i pa konkurrencë në garën për të parin e AAK-së!

Ramush Haradinaj 1Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e Ramush Haradinajt, sot pritet të hapë solemnisht procesin e brendshëm zgjedhor.

Partia e katërt në Kuvend për nga numri i deputetëve, pritet që deri në Qershor të bëhet me kryetar të ri.

Zyrtarisht deri tani asnjë anëtar i AAK-së, nuk e ka shpallur kandidaturen për të marrë drejtimin e partisë.

Njohësit e çështjeve politike vlerësojnë, se kryetari aktual është i pa konkurrencë në garën për një mandat të ri në krye të AAK-së, transmeton Tribuna Channel.

Madje edhe vet anëtar të kësaj partie kanë deklaruar kohë më pare se asnjëri nga anëtaret aktual të AAK-së, nuk mund të matët më Ramush Haradinajn.

Procesi zgjedhor brenda Aleancës, do të përmbyllet pas zgjedhjeve, nëpër të gjitha nivelet dhe strukturat e partisë, në qershor të këtij viti.

Më Shumë

Nuk zgjedhet deputet, Hasani: Mirënjohje e përjetshme për 17.617 votat e besimit

Njëri nga themeluesit e UÇK-së, ambasadori dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nait Hasani, i cili kandidoi për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit...

Edhe lypës, edhe zotni

Prof. Azem Lajqi 1.Në vendin e punës, ka individë që nuk u përgjigjen obligimeve, detyrave dhe përgjegjësive të punës nga e cila paguhen, ndërsa kërkojnë...

Lajmet e Fundit