Suhareka pret pranverën me lule

lulet_874469Festa e Pranverës është organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini e Sport e Komunës së Suharekës.

Një grup të rinjsh nga kjo komunë gjatë kësaj feste pastruan qytetin, parkun e tij dhe varrezat e dëshmorëve.

Shpresa Berisha, zyrtare për rini në Komunën e Suharekës tha se rinia dha mesazh të ruhet ambienti.

“Do bëjmë pastrimin e qytetit për të vetmen arsye që rinia ta japë një mesash të fortë që qytetarët tanë ta ruajnë ambientin dhe ta kemi një qytetërim të shëndoshë, apo një rini të shëndoshë,” tha Berisha.

Aksioni i pastrimit nisi në orën dhjetë të paradites, ndërsa atë e mbështetën organizatat rinore dhe këshillat rinorë të gjimnazit “Jeta e Re” dhe Shkollës së Mesme Teknike “Skënder Luarasi” të Suharekës.

Përveç pastrimit, në Sheshin “Fadil Vata” u ekspozuan lule nga prodhues të ndryshëm, ndërsa për to pati interesim edhe nga qytetarët./kallxo.com/

Më Shumë

Dragashi shënon Ditën e Çlirimit

Me një sërë aktivitetesh përkujtimore dhe solemne, Komuna e Dragashit ka shënuar 12 Qershorin – Ditën e Çlirimit të Komunës, duke nderuar dëshmorët, veteranët...

Vrasja e 27-vjeçarit dhe plagosja e babait të tij, detaje nga ngjarja tragjike në Prizren

Një 27-vjeçar e ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve nga mjeti i mprehtë. Ngjarja tragjike ka ndodhur në fshatin Kobaj të Prizrenit, ku dy...

Lajmet e Fundit