FBI, Tahiri paralajmëron Berishën

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka “kërcënuar” ish-kryeministrin Sali Berisha me bashkëpunimin që shteti shqiptar pritet të ketë me FBI-në në të ardhmen.

Tahiri, i cili është anëtari i kabinetit qeveritar më i sulmuar nga opozita, sulmet kryesisht për lidhje me krimin si dhe përfshirjen në çështjen “Doshi” dhe “Frroku”.

Gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend, pas shkëmbimit të akuzave dhe kundërakuzave me Berishën, Tahiri iu drejtuar ish-kryeministrit me këto fjalë: “Është për këtë arsye që pikërisht dje, në kulmin e akuzave tuaja nisëm punën konkrete me FBI-në, Agjencinë më prestigjioze në botë, për të ngritur Byronë Kombëtare të Hetimit, e për të dhënë goditje shkatërruese krimit të organizuar por mbi të gjitha korrupsionit elitar që ndoshta as ju nuk ju kursen.”

Dy përfaqësues të FBI-së ishin në Shqipëri për të zhvilluar takime me përfaqësues të shtetit shqiptar lidhur me bashkëpunimin për forcimin e institucioneve ligjzbatuese. Zv.ndihmësi i Drejtorit të FBI-së, J. Chris Warrener dhe Brian McCauley u takuan me Kryeministrin, Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri për të diskutuar mbi mbështetjen që do të ofrojë FBI në të ardhmen për Shqipërinë. Vizita e tyre erdhi pak pasi Tahiri zhvilloi një vizitë në SHBA, ku u takua me zv.drejtorin e FBI-së, Mark Guliano.

Më Shumë

Fëmijët pushtojnë skenën e poezisë në Malishevë, 1 Qershori festohet me vargje dhe krijimtari

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, në Malishevë u organizua aktiviteti “1 Qershori Poetik i Fëmijëve”, i cili mblodhi nxënës, poetë dhe dashamirë...

64 aksidente trafiku në 24 orë në Kosovë, 25 me të lënduar

Sipas raportit 24-orësh të Policia e Kosovës, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 64 aksidente trafiku në vend. Nga to, nuk është raportuar asnjë aksident...

Lajmet e Fundit