17.2 C
Prizren
E shtunë, 25 Prill, 2026

Lufta për luftën

Pakënaqësitë me listat e veteranëve të UÇK-së kanë arritur kulmin, ende pa u publikuar listat e zonave kryesore operative: Drenicës, Dukagjinit dhe Shtabit të Përgjithshëm.

Për shkak të shumë parregullsive, që e ka karakterizuar procesin për verifikimin e veteranëve, disa nga ish-themeluesit e UÇK-së nuk kanë aplikuar për njohje të statusit të veteranit, e disa të tjerë thonë se do të heqin dorë nga ky status, nëse në këto lista nuk përfshihen të gjithë bashkëluftëtarët e tyre. Ka dyshime se dhjetëra persona kanë marrë statusin e veteranit të UÇK-së, ndonëse asnjëherë nuk kanë kapur as armën në dorë.

Në pesë zonat operative, në të cilat janë publikuar këto listat, janë ankuar rreth 7800 persona, e që në përqindje i bie rreth 25% e aplikantëve. Përderisa, drejtuesit e procesit të verifikimit nga veteranët kanë kërkuar durim dhe besim në Komisionin për Verifikimin e Veteranëve, ish-drejtuesit e luftës shprehen të pakënaqur me këtë proces, për të cilin ata thonë se është në rrezik që të dështojë. /zeri/

Më Shumë

Nafta 1.65 € e benzina 1.39 €, publikohen çmimet e derivateve për sot

Sot në Kosovë, nafta do të shitet me 1.65 euro për litër, që është 3 centë më lirë se dje, ndërsa benzina me 1.39...

Kosova sot është në zi në nderim të jetës dhe veprës së Rexhep Qosjes

Kosova sot është në zi në nderim të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Qosjes, i cili dje ndërroi jetë në moshën 90-vjeçare. Ushtruesja e...

Lajmet e Fundit