Të vuash për respekt!

Shkruan: Taulant F. Selmani

Ndodh shpesh të gjendësh mes greminës, të biesh ndesh me realitetin duke përqafuar mërzinë dhe duke u ushqyer me urrejtje! Ndodh të të ik truri nga marrëzirat, të përplasesh në dyshemenë e jetës dhe të të humb motivi. Detyrohesh të zgjedhësh në mes luftës për egzistencë, apo mbijetesës, sepse një jetë normale është pothuajse e paarritshme. Rrëzohesh duke mos patur shpresë të ngrihesh e të vazhdosh, duke mos patur forcë të luftosh me vetën.

Dhe kështu ditët kalojnë por nuk jetohen!

Ndonjëherë rrezaton një diell i rremë, i cili shkelqen, por nuk ngroh, sheh fytyra tek të buzëqeshin, por të kanë zili, sjellje false e me mungesë respekti dhe perqafime, por jo dashuri! E për çfarë të jetojmë?! Kur nuk e dimë se ç’duam, nuk dime se ç’presim, ç’hamë, ç’veshim!

Shohim fytyra të zbehta, prishje ëndrrash, ditë të zymta e netë pa hënë. E në mëngjes, në vend se të të zgjojë kënga e gjelit, apo alarmi i orës, të zgjon një krismë e cila merr jetë.

Shohim aq shumë lypsarë të kërkojnë lëmoshë, e që i injorojmë, duke harruar që secili nga ne jemi lypsarë, e ne për lëmoshë kërkojmë respektin, dashurinë, e të njerëzishmen! Shohim dhe nga ata që kanë bërë nga ‘dy lek’ në gjep, e që nuk njohin ‘ligj e maliq’, e që mendojnë se po bëjnë namin, duke harruar se paraja mund të blejë shumëçka, por jo dhe respektin!

Gabohemi nëse mendojmë se paraja blen edhe dashurinë, sepse nuk ka njëri në botë që ofron aq shumë dashuri sa që të ketë edhe teprica për të ‘shitur’. Me para mund ta blesh trupin, por jo dhe zemrën, ndërsa me ‘pushtet’ mund të ta kenë frikën, por jo të të respektojnë!

E ne, akoma vazhdojmë t’a kërkojmë të mirën, duke mos patur orientim, vazhdojmë të lundrojmë në ujin e turbullt të jetës me frikën se mos përmbysemi dhe kjo për faktin se jemi një ‘ekuipazh pa kapiten’!

Të gjithë ne jemi piratë në kërkim të thesarit ‘në fund të detit’, e ketë thesar e quajnë Respekt!
“Piratët nuk dorëzohen, kërkimet vazhdojnë…!”

Më Shumë

Akreditohen dy programe të Fakultetit të Filologjisë në UPZ

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka shënuar një tjetër arritje në procesin e sigurimit të cilësisë, pasi Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka akredituar dy...

Diaspora përmbys rezultatin në Malishevë: VV-ja del partia e parë, PDK-ja bie e dyta

Numërimi i votave me postë të diasporës ka sjellë ndryshime në renditjen e partive edhe në komunën e Malishevës. Lëvizja Vetëvendosje tashmë ka dalë e...

Lajmet e Fundit