20.7 C
Prizren
E shtunë, 13 Shtator, 2025

Matoshi: Vjosa do ta ketë vështirë përballë Isës

Analisti dhe publicisti Halil Matoshi mendon se Vjosa Osmani, e cila është deklaruar e gatshme ta sfidojë Isa Mustafën për postin e Kryetarit të LDK-së, në zgjedhjet që do të mbahen në fund të majit, do ta ketë vështirë të dalë fituese. Në një prononcim për Politiko.net, ai shpreh dyshimet e tij që ky elektorat mund ta bëjë diferencën ndërmjet liderëve të së shkuarës dhe liderëve për një Kosovë Europiane.

“Po, Zonja Osmani e ka të vështirë, sepse shumica e elektoratit naiv kosovar votojnë jo për partinë ose ideologjinë dhe reformat modernizuese, por për një ‘hyqymet’, pra për pushtetin, që e konsiderojnë se është i tyre, e që në fakt nuk është, sepse ky pushtet është kamikazllëk i disa krerëve të LDK’së për ta shpëtuar nga vdekja e sigurt politike PDK-në e Hashim Thaçin, SHIK-un dhe eksponentët e terrorizmit në Kosovë”.

“Duket se elektorati jo inteligjent, por fundësisht mendje i korruptuar i LDK-së, që jeton dhe frymon me idetë e shekullit 19, duke qenë i konvertueshëm lehtë, ka shkelur mbi idetë liberal-demokratike të themeluesit të saj Ibrahim Rugova dhe e ka marrë mbi supe barrën e rehabilitimit të SHIK-ut dhe vrasësve tjerë serikë në Kosovë”, thotë Matoshi për Politiko.net.

“Pra, ky elektorat politikisht primitiv dhe lehtë i konvertueshëm, dyshoj se mund ta bëjë diferencën ndërmjet liderëve të së shkuarës dhe liderëve për një Kosovë Europiane si Vjosa Osmani, e cila, ndonëse është pa konkurrencë më e afta, nuk i ka në krah strukturat mendësisht të kastruara të LDK-së”, thotë Matoshi.

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, e cila ka votuar kundër Qeverisë së Koalicionit PDK-LDK dhe rrjedhimisht edhe kundër Isa Mustafës Kryeministër, bashkë me tre-katër deputetë të tjerë, konsiderohen si të “rebeluarit” e GP të LDK-së.

Por, sa mund ta ketë ajo mbështetjen e strukturave partiake nga terreni, të cilat me votën e tyre zgjedhin liderin e partisë?

Halil Matoshi vlerëson se ato nuk janë ende gati për “ndryshim”.

“Strukturat e kësaj partie ende nuk janë të përgatitura për ta vënë në ballë të LDK-së një lidere të shekullit 21. Porse, Vjosa Osmani, edhe nëse nuk e fiton këtë garë, mbetet një grua e guximshme, një lidere”.

Duke folur për Lidhjen Demokratike të Kosovës, Matoshi mendon se kjo parti duhet të angazhohet për një reformë të thellë të brendshme dhe në rrafshin e shtetndërtimit.

“LDK, së pari, duhet të shndërrohet në parti normale politike, konkurruese me të tjerët dhe ta heqë përfundimisht aurën e lëvizjes kombëtare, si dhe të pushojë së shituri në publik kinse flijimin e saj për hir të Kosovës!?”

“Po ashtu, LDK duhet të angazhohet për reformë politike brenda vetes dhe në rrafshin e shtetndërtimit, për kosovacentrizëm (besnikëri e lojalitet ndaj Republikës së Kosovës) moderinizim, emancipim dhe perëndimorizim të shoqërisë kosovare dhe jo për idetë e Rilindjes së shekullit 19 dhe për turbopatriotizëm (porn-folk) të shekullit 20 që e fashistizoi Serbinë”. /politiko.net/

Më Shumë

Tentativë vjedhjeje në një bankomat në Rahovec, autorët ende ta paidentifikuar

Një tentativë për vjedhjen e një bankomati në fshatin Xërxë të Rahovecit ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme. Sipas...

Tragjedi në Rahovec: Vdes dyvjeçari pas lëndimit aksidental, rasti nën hetime

Një fëmijë dyvjeçar ka ndërruar jetë sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi kishte pësuar një lëndim aksidental më 31 gusht në...

Lajmet e Fundit