Mungesë praktike në UP, studentët mangesi në studimet e tyre

Nga katërmbëdhjetë fakultete sa ka gjithësejt Universiteti i Prishtinës, një numër i vogël i tyre u mundësojnë studentëve bërjen e praktikës në institucione jashtë atij akademik.

Njëri ndër ta është edhe Fakulteti Juridik i cili ka një numër të madh studentëve e që vetëm një përqindje tejet e ultë arrijnë të bëjnë praktikë në institucione të ndryshme.

Gjyljeta Mushkolaj ushtruese e detyrës së dekanes në Fakultetin Juridik thotë për Tribuna Channel se kane një numër të madh të studentëve dhe jo të gjithë kanë mundësinë për zhvillim të karrierës profesionale jashtë institucionit akademik.

Tribuna Channel ka kontaktuar me Rektoratin e UP-së që të marrim informata të përgjithshme për gjendjen e praktikave në studime themelore dhe përgjegjia e tyre ka qenë që secili dekan i fakulteteve përkatëse duhet të mundohet që studentëve tua mundësojë bërjen e praktikës në institucione të ndryshme jashtë fakultetit përkatës.

Më Shumë

Arrestohet edhe nëna e dy të rinjve që dyshohen për vrasjen e 27-vjeçarit në Kobajë të Prizrenit

Një ngjarje tragjike ka tronditur Prizrenin të dielën, ku një i ri ka mbetur i vrarë pas një përleshjeje që ndodhi në mesditë. Si pasojë...

Komuna e Malishevës apelon për kujdes nga zjarret gjatë sezonit veror

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Malishevës, përkatësisht Sektori për Emergjenca, ka apeluar për kujdes të shtuar nga qytetarët gjatë sezonit veror,...

Lajmet e Fundit