14.8 C
Prizren
E premte, 17 Maj, 2024

Test shtetëror për profesione

Në disa fusha specifike, në të ardhmen planifikohet të ketë test shtetëror të profesioneve, i cili është duke u hartuar me ligjin për rregullimin e profesioneve.

Anëtarë të këtij draftligji këtë e shohin si barazim me vendet e BE-së në fushën e arsimit, derisa njohës të fushës përkatëse këtë test e cilësojnë si dështim, pasi nuk mund të kontestohen arritjet gjatë studimeve.

Test shtetëror të profesioneve do të ketë edhe në Kosovë, në një të ardhme shumë të afërt. Kjo është duke u përgatitur në kuadër të Ligjit për Rregullimin e Profesioneve, i cili është në draftim nga Ministria e Arsimit.

Kandidatët të cilët do t’i nënshtrohen testit shtetëror të profesionit do të jenë: mësimdhënësit, mjekët, dentistët, veterinerët, farmacistët, infermierët, mamit dhe fizioterapistët.

Ferdije Zhushi – Etemi – Anëtare në grupin punues të draft ligjit për Rregullimin e Profesioneve thotë: “Jo vetëm kualifikim akademik që ka një diplomë, që ka marrë në fakultetin e mjekësisë, por ai duhet të dëshmojë se i ka fituar, i ka zhvilluar kompetencat të cilat i nevojiten për të vepruar si mjek dhe normal kërkesat apo provimin do ta hartojnë njerëzit kompetent të fushës dhe këta pastaj do ti nënshtrohen këtij provimi me cka do të identifikohen si profesionist të aftë në fushën e caktuar”

Në anën tjetër, njohës të fushës së arsimit, testin shtetëror të profesionit e shohin si një eksperiment tjetër që po u bëhet të rinjve kosovarë, në fushën e arsimit. Halim Hyseni tha për RTK-në nëpërmjet telefonit, se Ligji për Rregullimin e Profesioneve ende pa filluar, do të dështojë, pasi sipas tij, nëpërmjet këtij Ligji nuk mund të kontestohet ajo që studentët kosovarë marrin gjatë studimeve.

Krijimin e testit shtetëror të profesionit, Halimi e quan praktikë jo të re. Por, ai thekson se mënyra si po procedohet është e keqe, për arsye, siç thotë Hyseni, për të verifikuar arsimin profesional, kandidatët e këtyre profesioneve duhet të futen në praktikë.

Sipas, Halim Hysenit, testi shtetëror i profesionit nuk mund të dëshmojë kapacitete dhe kompetencat praktike.

Njëra nga anëtaret e grupit punues të draftligjit për Rregullimin e Profesioneve, Ferdije Zhushi-Etemi, krijimin e këtij Ligji e sheh si barazim me vendet e BE-së, në fushën e arsimit.

“Me këtë do të bëhemi të krahasueshëm edhe me vendet e Bashkësisë Evropiane edhe me ato të rajonit. Ajo çka synojmë me këtë ligj të arrijmë është që në të ardhmen, profesionistët tanë që të mund të ushtrojnë profesionin edhe në shtete të ndryshme” thotë Ferdije Zhushi-Etemi.

Drejtues të Ministrisë së Arsimit patën deklaruar në media se me hartimin e Ligjit për Rregullimin e Profesioneve, nuk do të kontestohen diplomat universitare, por do të caktohen standarde kombëtare të cilësisë së profesionit, nëpërmjet testit shtetëror./RTK/

Më Shumë

Data, vendi dhe ora: Gjithçka gati për duelin e parë më të madh të këtij shekulli, Tyson Fury – Oleksandr Usyk

Historia e boksit do të shkruhet më 19 maj (sipas kohës tonë lokale) kur Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të përplasen për titullin...

Dita e Martirëve në Korishë të Prizrenit, Kurti: Vrasjet pa dallim moshe e gjinie, dëshmi e gjenocidit serb në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se vrasjet e Serbisë pa dallim moshe dhe gjinie në vend janë dëshmi e gjenocidit serb. Kurti ka...

Lajmet e Fundit