20.2 C
Prizren
E enjte, 16 Prill, 2026

Ushtria amerikane, më e forta në botë

“Global FirepowerIndex” ka nxjerrë listën e ushtrive më të forta për vitin 2015. Këto lista janë llogaritur në bazë të disa aspekteve: Numri i njerëzve që mund të ftohen në ushtri, numri i tankeve, nëndetëse, bomba atomike, buxheti për ushtrinë etj.

Në vendin e dhjetë sa i përket ushtrisë më të fortë në botë qëndron Turqia, pason Japonia. Në vendin e tetë qëndron Gjermania, ndërsa pas Gjermanisë vjen Korea Jugore. Franca dhe Britania e Madhe zënë vendet pesë dhe gjashtë, transmeton “Takvim”.

Një tjetër shtet që ka arritur t’ia bëjë vetes një vend në listën e shteteve me ushtrinë më të fortë është India, e cila pozicionohet në vendin e katërt. Në vendin e tretë qëndron Kina. Dy vendet e para janë ashtu siç mund t’i paramendoni. Rusia në vendin e dytë, ndërsa SHBA-të në vendin e parë.

Më Shumë

“Afërdita përsëri në shkollë” rikthehet në Teatrin e Prizrenit

Teatri i Qytetit 'Bekim Fehmiu' në Prizren ka njoftuar rikthimin e shfaqjes për fëmijë “Afërdita përsëri në shkollë”, e cila do të jepet më...

Vashat e Bashkimit drejt titullit, presin Pejën 03 në finalen e katërt në Prizren

Bashkimi rikthehet në parket për ndeshjen e katërt finale të Play-Off-it në Superligën e Kosovës në basketboll për femra, ku do të përballet me...

Lajmet e Fundit