Policia konfiskon armë në restorantin “Lami” në Suharekë

Policia e Suharekës ka zbatuar një urdhër kontroll në ambientet e restorantit “LAMI” pasi kishin pranuar një informacion të besueshëm i cili bënte me dije se aty mund të gjendeshin armë ilegale.

Zëdhënësi i PK-së në Prizren, Hazir Berisha njofton se kontrolli është kryer me pëlqimin e prokurorit të shtetit dhe gjyqtarit të procedurës paraprake.

“Gjatë bastisjes është sekuestruar një kallashnikov AK-47 me 78 fishekë të kalibrit 7.62mm dhe një pistoletë e llojit M-57 me 4 fishekë të kalibrit 7.62mm. Pasi është informuar prokurori i shtetit për gjetjet, i njëjti ka urdhëruar që të iniciohet rasti penal ndërsa i dyshuari Sh. K. të ndalohet për 48 orë”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Nuk arriti të bëhet deputete, Fahrije Hoti: Kur kombi kërkon, aty do të jem gjithmonë

Kandidatja e LDK-së për deputete, Fahrije Hoti, ka reaguar pasi nuk arriti të sigurojë një ulëse në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e 7...

Aktorët trumbetues elektoralë

Nga Azem Lajqi 1. Shfaqja pompoze e një grupi mërgimtarësh në ANP, para zgjedhjeve të jashtëzakonshme, duke trumbetuar emrin e një miti modern, ishte ngacmim...

Lajmet e Fundit