Qendra Turistike në Brezovicë mbetet e bllokuar

Orteku që ra mbrëmë në rrugën që çon për në qendrën e skijimit të Brezovicës, është larguar. Megjithatë rruga për atje ende mbetet e bllokuar.

Në komunën e Shtërpcës, thonë se gjithçka është pastruar, por situata në terren, ku bora arrin lartësinë deri në dy metra, nuk duket ashtu. Rreziku nga rrëshqitjet ekziston ende.

Kjo është gjendja e rrugës për në Brezovicë. KFOR-i polak po raporton lidhur me gjendjen aktuale këtu, të cilën e cilëson jo shumë të sigurt. Për këtë arsye sugjeruan edhe ekipin e RTK-së që të largohet. Për të arritur deri tek qendra turistike ishte e pamundur. Në Komunën e Shtërpcës thanë se kompanitë janë duke punuar për pastrimin e borës.

Afet Hasani, Shef Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në Shtërpcë, tha njerëzit të cilët kanë mbetur tek hotelet janë të paktë dhe se po qarkullojnë në këmbë. Disa orë më vonë u panë edhe mjetet të cilat po bënin përpjekje që ta largonin borën. Por të reshurat e fundit kanë bërë që trashësia e borës ta arrijë lartësinë deri në dy metra e gjysmë./RTK/

Më Shumë

Kurti në Has vlerëson sakrificën e dëshmorëve dhe rolin e sportit

“Qeveria do të jetë mbështesë çdo iniciativë sportive”. Kështu deklaroi kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili mbrëmë i shoqëruar edhe nga...

Vetëvendosje akuzon pushtetin lokal për korrupsion, kërkon hetime të plota në Komunën e Dragashit

Lëvizja Vetëvendosje në Dragash ka reaguar pas arrestimit të një shërbyesi civil të Komunës, i dyshuar për veprat penale “Legalizimi i përmbajtjes së pavërtetë...

Lajmet e Fundit