Ekstradohet në Shqipëri prizrenasi i kërkuar nga Interpoli

I arrestuari Izet Krasniqi, i kërkuar nga Interpoli, si i dyshuar për disa vepra të paligjshme është ekstraduar në Shqipëri.50 vjeçari nga Prizreni dyshohet për trafik të drogës, pjesëmarrje në organizata kriminale, e vepra të tjera.

Koha.net nga burime jo-zyrtare mëson se Krasniqi kërkohet nga disa shtete, përfshirë Italinë e Slloveninë. Ekstradimi i tij është bërë sot rreth orës 13:00, kurse Izet Krasniqi është arrestuar në vitin 2013. Në Shqipëri, sipas burimeve të Koha.net, atë e pret procesi i rigjykimit.

Kosova dhe Shqipëria kanë një marrëveshje të ekstradimit për shtetasit e njëri-tjetrit.Këtë lloj marrëveshje Kosova e ka vetëm me Shqipërinë.Disa herë ka ndodhur që shtetas të Kosovës të ekstradohen në Shqipëri dhe anasjelltas, por rasti i Krasniqit vlerësohet “i profilit të lartë”.

Më Shumë

Prizreni pritet t’i ketë tetë deputetë në Kuvendin e Kosovës

Prizreni në legjislaturën e re të Kuvendit, pritet të përfaqësohet me gjithsej tetë deputetë, prej të cilëve tre do të jenë nga komuniteti shumicë,...

Zyrtare: Edvin Kuc rikthehet te Ballkani i Suharekës

Ballkani e ka rikthyer ish-mesfushorin Edvin Kuc sërish në Suharekë. Kuc që dikur ishte kapiten i “Xhebrailave” është rikthyer sërish me objektivin që ta fitojë...

Lajmet e Fundit