Filmi kosovar “Miriam”, premierë në Paris

Filmi kosovar i metrazhit të shkurtë “Miriam” do ta ketë premierën larg prej Prishtinës. Filmi do të shfaqet më 15 prill në festivalin e Evropës jug-lindore në Paris, “See a Paris”.

Regjinë dhe skenarin e filmit i ka realizuar Majlind Samadraxha, duke shënuar kështu debutimin e tij regjisorial, ndërsa i ka thënë KultPlus se “See a Paris” është festivali i parë që shfaqë filmin e tij të parë.

Kasta e aktorëve përbëhet nga Agnes Nokshiqi, Selami Taraku, Florist Bajgora, Faik Gashi, Labinot Raci dhe Shaban Behramaj, kurse filmi ka kohëzgjatje prej 19 minutash.

“Miriam” bën fjalë për marrëdhënien emocionale midis një regjisoreje dhe bashkëshortit të saj më të vjetër, ndërsa drama ndryshon kur një ndër aktorët e saj mungon në prova.

Më Shumë

Zyrtare: Vedat Muriqi rikthehet te Fenerbahçe

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, do të jetë futbollist i ri i Fenerbahçe. Lajmi është konfirmuar të enjten nga klubi i njohur turk, i cili...

Shtyhet seanca ndaj Ramadan Morinës, i akuzuar për krime lufte në Burim të Malishevës

Seanca gjyqësore ndaj Ramadan Morinës, i akuzuar për krime lufte në Malishevë, është shtyrë sot me kërkesë të mbrojtjes së tij. Avokati mbrojtës, Arianit Koci,...

Lajmet e Fundit