Kujdes çka po flisni

Marko Djuric ka theksuar se është e rëndësishme që mos të merren përfundime të ngutshme, pas incidenteve të fundit që ndodhën në Veri.

Drejtori i Zyrës për Kosovën ka thënë se më e rëndësishme është që të ruhet paqja.

Djuric ka deklaruar për RTS se është i nevojshëm komunikimi me politikanët shqiptarë në këto situata tensioni dhe se është shumë e rëndësishme që politikanët shqiptarë që japin deklarata nacionaliste të dërgojnë mesazhe se dhuna është e papranueshme, të jenë më të kujdesshëm në mënyrë që sipas tij, mos të krijohet përshtypja se deklaratat e tyre të shërbejnë si arsye për dhunë.

Sipas tij, është e rëndësishme që të punohet dhe mos të hiqet dorë.

“Të mendojmë për të ardhmen dhe të mirën e të gjithë njerëzve këtu”, ka thënë ai.

Djuric, ka theksuar se Kosova për serbët është me shumë se territori – vend i besëlidhjes dhe për këtë simbolika e Pashkëve ka domethënie të veçantë, sepse njerëzit në Kosovë shpresojnë në pashkë dhe shtet.

Më Shumë

Arrestohet “dileri” i kërkuar në Prizren, ishte i dënuar me rreth 1 vit burgim

Policia në Prizren, gjatë ditës së sotme kanë arrestuar të kërkuarin që ishte dënuar me 10 muaj burg efektiv, pasi dyshohet se kishte kryer...

Rahoveci mban takimin e parë publik për raportin 6-mujor të vitit 2026

Sot është mbajtur takimi i parë publik me qytetarët për punën në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, në përputhje me Ligjin për Vetëqeverisje...

Lajmet e Fundit