Siri: Kryengritësit i sulmuan me predha pjesë të Alepos

Mediat shtetërore të Sirisë thonë se kryengritësit e kanë sulmuar me predha qytetin Alepo, një pjesë e të cilit është nën kontroll të qeverisë.Gjatë këtij sulmi janë vrarë së paku 5 vetë dhe plagosur dhjetëra të tjerë.

Televizioni shtetëror raportoi se cak i sulmit me predha ishte lagjja Sulejmania, e banuar kryesisht me popullatë të krishterë, raporton REL.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër, që përbëhet nga një rrjet i aktivistëve në gjithë Sirinë, ka njoftuar se ushtria e Sirisë, po ashtu sot, ka ndërmarrë një sulm ajror në një pjesë tjetër të qytetit Alepo, e cila është nën kontrollin e kryengritësve, me ç’rast ka pasur viktima. Por, nuk jepet numri i njerëzve që eventualisht janë vrarë ose plagosur.

Qyteti Alepo është, praktikisht, linja kryesore e frontit në luftën e Sirisë.Kryengritësit sirianë, në të kaluarën, kanë ndërmarrë sulme në hapësirat e banuara të këtij qyteti, që ishin nën kontrollin e qeverisë, duke vrarë qindra njerëz.

Nga ana tjetër, aeroplanët luftarakë të qeverisë së Sirisë kanë hedhur bomba-fuçi në lagjet e Alepos, që ishin nën kontrollin e kryengritësve, dhe në qytete të tjera, duke vrarë mijëra njerëz.

Më Shumë

Akreditohen dy programe të Fakultetit të Filologjisë në UPZ

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka shënuar një tjetër arritje në procesin e sigurimit të cilësisë, pasi Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka akredituar dy...

Më 30 qershor, Totaj mban takimin e parë publik me qytetarët e Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, do të mbajë  takimin e parë publik me qytetarët për punën e tij dhe të ekzekutivit komunal...

Lajmet e Fundit