Numri i veteranëve “befason” edhe krerët e UÇK-së

25.463 është numri paraprak i veteranëve të UÇK-së të dala nga ky verifikim, por pa futur këtu veteranët e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe batalionit “Shigjeta” që ende nuk i publikuan listat.

Kjo shifër tejkaloi edhe parashikimet e krerëve të UÇK-së, të cilët dhjetëra herë kishin deklaruar se numri i luftëtarëve të UÇK-së nuk do ta kalonte 20-mijëshin, raporton KTV.

Por numri doli edhe më i madh se sa kishin paraparë edhe vetë institucionet e Kosovës në momentin e hartimit dhe fuqizimit të Ligjit për veteranët.

Janë 25 milionë euro që Qeveria tashmë i ka ndarë për të jetësuar këtë ligj, por që duket të jenë minimal për të mbuluar nevojat financiare.

Profesori universitar, Muhamet Sadiku, thotë se me këtë numër të veteranëve qeverisë do t’i duheshin minimumi 60 milionë euro për ta zbatuar ligjin.

Ndonëse ligji u miratua nën vëzhgimin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, rritja e kostos për implementimin e tij mund të acarojë marrëdhëniet e saj me Qeverinë.

Më Shumë

15-vjeçari në Dragash gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici

Një fëmijë 15-vjeçar ka dorëzuar në Polici një kuletë me të holla që e kishte gjetur derisa po lëvizte në rrugën Dragash-Brod, afër fshatit...

Më 30 qershor, Totaj mban takimin e parë publik me qytetarët e Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, do të mbajë  takimin e parë publik me qytetarët për punën e tij dhe të ekzekutivit komunal...

Lajmet e Fundit