21.1 C
Prizren
E enjte, 23 Tetor, 2025

Mbahet edicioni i katërt i festivalit të filmit të animuar ANIBAR

Anibar festival

Edhe këtë vit Festivali Ndërkombëtar i Animacionit “ANIBAR” do të sjellë në qytetin e Pejës një mori filmash të animuar nga vende të ndryshme të botës. Edicioni i katërt i këtij festivali mbahet nga data 9 deri më 14 gusht në qytetin e Pejës. Numri i filmave që kanë aplikuar këtë vit për të qenë pjesë e festivalit ka shkuar deri në 585.

Filmat e animuar vijnë nga shtete të ndryshme të Evropës, Afrikës, Azisë, SHBA-ve dhe Amerikës Latine.

Në programin e këtij edicioni të festivalit janë përzgjedhur për pjesëmarrje 111 filma me tematika të ndryshme, e që do të shfaqen gjatë 6 ditëve të festivalit në tre kinematë e qytetit të Pejës të improvizuara nga stafi i Anibar-it, transmeton RTK.

Filmat janë të ndarë në 4 kategori të ndryshme: International, Ballkans, Students, Kids.

Në kategorinë “International” garojnë 50 filma, nder të cilat: Filmi holandez “Junkjard”, fitues i 20 çmimeve në festivale të ndryshme prestigjioze; “Fear of Flying” nga Irlanda, i shfaqur në “Tribeca Internacional Film Festival”, njëkohësisht fitues i mbi 10 çmimeve në festivale tjera.

Po ashtu, në këtë edicion do të shfaqet premiera e filmit “Next Generation” e autores franceze Yann Jouette, si dhe filma të tjerë.

Kategoria “Ballkans” përfshinë 16 filma nga regjisorë të vendeve ballkanike. Filmat nga Greqia, Turqia, Bullgaria, Shqipëria dhe Serbia do të garojnë për çmimin e filmit të animuar më të mirë Ballkanik.

Kategoria “Students” përfshinë gjithsej 27filma të animuar të punuar nga studentë absolventë të universiteteve botërore.Njëri ndër ta është filmi i animuar “Rabbit and Deer” nga Hungaria, fitues i 24 çmimeve ndërkombëtare.

Kurse, kategoria “Kids” përmbanë 18 filma të animuar për fëmijë të cilët do të shfaqen çdo ditë nga ora 12:00 në kinemanë “JusufGervalla”. Këta filma nuk kanë karakter garues.

Përveç kinemasë së qytetit “JusufGervalla” që do shfaq filma për femijë, filmat e tjerë do të shfaqen në dy kinematë e hapura: “Kino Urban” në kompleksin rinor dhe “Kino Liqeni” në parkun e qytetit të Pejës

Më Shumë

P.C Prizreni fiton derbin prizrenas, nis sezonin me stil

Liga e Parë e Kosovës startoi me derbin prizrenas, ku Proton Cable Prizreni triumfoi ndaj New Basketit me rezultat 95–84. Takimi, i zhvilluar në palestrën...

Babai raporton zhdukjen e vajzës 15-vjeçare në Prizren

Një 15-vjeçare raportohet të jetë zhdukur në rrugën “Aziz Kelmendi” në Prizren. Rastin në Polici e ka paraqitur babai i të miturës, e që sipas...

Lajmet e Fundit