Babai vret gabimisht të birin 13-vjeçar

“Ia dhashë tabletën e morfinës, por ajo ishte tepër e fortë për të. Duhet të përpiqem të jetoj me këtë gjë për pjesën e mbetur të jetës sime”

Ka pranuar se ka vrarë djalin e tij 13-vjeçar, duke i dhënë morfinë, pas ankesave se ishte i sëmurë. Kevin Morton, 49 vjeç i dha të birit, Kye Backhouse, një analgjezik tepër të fortë – diçka që ai e cilëson si një gabim me të cilin do të jetojë gjithë pjesën e mbetur të jetës.

Djaloshi u gjet i vdekur në shtëpi, në Barrow-in-Furness, Cumbria të Britanisë, në tetor të vitit të shkuar. Ndërsa Morton u arrestua fill pasi pranoi se i kishte dhënë të birit tabletën “vrasëse”.

Babai u rrëfye në Facebook në dhjetor, ku shkruante: “E doja djalin tim të vogël më tepër se gjithçka në këtë botë. Ia dhashë tabletën gabimisht, por ajo ishte tepër e fortë për të, është faji im – duhet të përpiqem të jetoj me këtë gjë për pjesën e mbetur të jetës sime, por ishte një aksident”.

Tani ai mund të dënohet me burgim, pasi u shpall fajtor për vrasje nga Gjykata Mbretërore në Preston.

Më Shumë

Prokuroria në Prizren ngre aktakuzë për shitblerje të narkotikëve ndaj shtetasit të Shqipërisë

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër Z.D., shtetas i Republikës së Shqipërisë, i cili gjendet nën masën e paraburgimit,...

Policia bastis një kafiteri në Prizren mbi dyshimin për narkotikë, gjen vetëm një pistoletë

Policia ka bastisur një kafiteri në Prizren ku dyshohej se nga aty shpërndaheshin narkotikë. Lokali është i dy vëllezërve. Sipas Policisë, përveç narkotikëve në lokal...

Lajmet e Fundit