Hungaria do t’i kthejë të gjithë kosovarët

Emigrant kosovarZëvendësministri i Integrimit Evropian, Gëzim Kasapolli ka thënë se brenda dy muajve do të kthehen të gjithë kosovarët që po mbahen në qendrat e ndalimit në Hungari. Në emisionin Interaktiv, ai ka bërë të ditur se institucionet e Kosovës janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritet hungareze që kthimi të bëhet sa më shpejt.

“Besoj që brenda 2 muajve të ardhshëm do të përmbyllet kthimi i të gjithë atyre kosovarëve që janë në Hungari të paktën”, ka thënë Kasapolli, duke shtuar se trendi i njëjtë do të bëhet edhe me vendet tjera ku ka azilkërkues kosovarë.

Ai ka pranuar se një nga arsyet kryesore i këtij fluksi të azilkërkuesve janë edhe kushtet e vështira sociale por ka thënë se duhet të bëhet e qartë se meqenëse Kosova është pjesë e listës së bardhë ku gjendja ekonomike dhe politike është e mirë, atëherë vendet e BE-së nuk japin azil për kosovarët.

Një ditë më parë edhe shteti i Belgjikës i është shtuar vendeve që nuk do të japin azil për kosovarët. Ky shtet thotë se Kosova është në listën e vendeve të sigurta, andaj brenda 15 ditësh pothuajse të gjithë azilkërkuesve do t’u refuzohet kërkesa për qëndrim. Muajt e fundit dukuria e migrimit të qytetarëve të Kosovës është rritur dukshëm.

Më Shumë

Humb jetën punëtori në Prizren, rrëzohet vinçi në punishte

Një 26-vjeçar ka vdekur në vendin e punës të hënën në Prizren. Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në lagjen Arbana, ku viktima ishte...

Prokuroria në Prizren ngre aktakuzë për shitblerje të narkotikëve ndaj shtetasit të Shqipërisë

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër Z.D., shtetas i Republikës së Shqipërisë, i cili gjendet nën masën e paraburgimit,...

Lajmet e Fundit