Shkolla e Rokut rrezikon të mbyllet

Projekti i cili nisi në vitin 2008-të rrezikon të mbyllet gjatë kësaj vere. Shkolla e Rokut në qytetin e Mitrovicës, pas shtatë viteve funksionim me rreth 800 të rinj të etniteteve të ndryshme që jetojnë në Kosovë, rrezikon të mbyllet shkaku i mungesës së fondeve.

Qëllimi i Shkollës ndër vite ka qenë bashkimi i të rinjve të talentuar për muzikë sidomos në një ambient si Mitrovica, një vend kontraverz për shkak të bashkëjetesës së shqiptarëve dhe serbëve në dy anët e qytetit të ndarë.

“Pikërisht në këtë kohë kur ka shumë të rinj që duan të jenë pjesë e jona, jemi në një situatë paradoksale kur nuk kemi fonde dhe na duhet ta mbyllim shkollën. Fondet nuk na lejojnë të vazhdojmë. Është e dukshme që tani ka çështje më të rëndësishme dhe konflikte të tjera të cilat bëjnë që donatorët të largohen nga Kosova” shkruhet në webfaqen e kësaj shkolleje.

Megjithatë, tanimë është lansuar një kampanjë për të ruajtur shkollën nga mbyllja e saj.

Deri tani, figurojnë rreth 2768 euro të mbledhura nga donacionet online. /KultPlus.com/

Më Shumë

Prizren: Gjyqtarja Diora Bajrami siguron kandidaturën për anëtare të KGJK-së

Në Gjykatën Themelore të Prizrenit është zhvilluar procesi zgjedhor për përzgjedhjen e kandidatit të vetënominuar për anëtar të Këshilli Gjyqësor i Kosovës nga radhët...

Një grua nga Bubaveci dërgohet pa shenja jete në QKMF të Malishevës

Një grua nga fshati Bubavec i Malishevës është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë, ku mjeku kujdestar...

Lajmet e Fundit