7.3 C
Prizren
E premte, 3 Prill, 2026

MAShT: Nesër, të gjithë në shkollë

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, njofton të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit, se nesër (e hënë, 20 prill), do të vazhdojë procesi i rregullt mësimor sipas kalendarit shkollor, në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar dhe në të gjitha shkollat e Republikës së Kosovës.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë rikujton të gjitha Drejtoritë Komunale të Arsimit, drejtorët e shkollave, mësimdhënësit, prindërit dhe nxënësit, që kanë mbetur pak më shumë se një muaj deri në mbajtjen e Testit të Arritshmërisë, si dhe Provimit Shtetëror të Maturës, rezultatet e të cilave janë shumë të rëndësishme për vazhdimin e shkollimit të lartë.

“Për protesta ka kohë edhe më vonë, kur nxënësit përfundojnë mësimin, madje deri në shtator, kur mund të bisedohet e të gjenden zgjidhje të pajtueshme për kërkesat. Secila ditë e humbur është e pakompenzueshme për nxënësit dhe në secilin vend, në këtë kohë organizohen kurse, vullnetare, falas, për t’i përgatitur ata të dalin më rezultate sa më të mira në teste e provime. Rezultatet e tyre janë edhe rezultate të mësuesve”, thuhet në një kumtesë të MAShT-it.

“Qeveria e Republikës së Kosovës, në të kaluarën ka ngritur pagat e mësimdhënësve dhe ka punuar shumë në përmirësimin e pozitës materiale të mësimdhënëseve. Duke vlerësuar lartë kontributin dhe punën e çmueshme të mësimdhënësve tanë, do të vazhdojmë përpjekjet për avancimin e pozitës së mësimdhënësve, krahas ngritjes së cilësisë dhe rezultateve të mira në sistemin arsimor të Republikës së Kosovës”.

Më Shumë

Kuvendi i Malishevës miraton planin e punës, listën e pronave dhe shqyrton financat

Kuvendi i Komunës së Malishevë, nën drejtimin e kryesuesit Fatmir Ademaj, ka mbajtur mbledhjen e dytë të rregullt për këtë vit, ku janë trajtuar...

Kosovë–Turqi në ekran të madh në Shatërvan

Prizreni do të marrë atmosferë festive të martën më 31 mars, kur në "Shatërvan" do të organizohet shikimi publik i ndeshjes mes Kosovës dhe...

Lajmet e Fundit