Shqipëria dhe Kosova me javë kulturore në Strugë

Me iniciativën e kryetarit të Komunës së Strugës, Ziadin Sela mendohet të realizohet java kulturore në Strugë, që synohet të realizohet brenda këtij viti. Kjo iniciativë është bërë e ditur gjatë pritjes së Selës nga ministri i MKRS-së, Kujtim Shala

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve i Republikës së Kosovës, Kujtim Shala, priti sot në një takim kryetarin e komunës së Strugës, Ziadin Sela, me të cilin u bisedua për nevojën e intesifikimit të aktiviteteve të përbashkëta kulturore.

Me iniciativën e kryetarit Sela, u propozua organizimi i një jave kulturore në Strugë. Kjo javë kulturore, synohet të realizohet nga Komuna e Strugës, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Republikës së Kosovës dhe Ministrinë e Kulturës të Republikës së Shqipërisë. Në kuadër të Javës Kulturore, planifikohen të realizohen aktivitete të ndryshme kulturore dhe artistike.

Ministri Shala e mirëpriti këtë iniciativë dhe gjithashtu u dakordua në parim që ky aktivitet të realizohet gjatë këtij viti, me përfshirjen edhe të grupeve kulturore dhe artistike nga Republika e Kosovës.

Pas realizimit të kalendarit të përbashkët kulturor, me Ministrinë e Kulturës të Republikës së Shqipërisë, MKRS, me këtë iniciativë po ndihmon në dinamizmin e jetës kulturore ndërnacionale, me qëllim të njohjes, afrimit dhe promovimit sa më të gjithanshëm dhe sa me cilësor të kulturës shqiptare./KultPlus.com

Më Shumë

Parajsa në ty

Ilir Muharremi Shpirti im gjen qetësi dhe prehje në përqafimin e ngrohtë të saj, një përqafim plot vullnet, afërsi dhe zjarr të brendshëm. Të dy...

Prokuroria në Prizren ngre aktakuzë për shitblerje të narkotikëve ndaj shtetasit të Shqipërisë

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër Z.D., shtetas i Republikës së Shqipërisë, i cili gjendet nën masën e paraburgimit,...

Lajmet e Fundit