Grabovci: Më i vështirë shtetndërtimi se vet lufta

Adem Grabovci, shef i GP të PDK-së në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se shtetndërtimit ka qenë i më i vështirë se vet lufta për çlirimin e Kosovës.

Deputeti i PDK-së, i ftuar në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, ka thënë se protestuesit duhet ta kenë parasysh realitetin e shtetit të ri, për të cilin tha se është vetëm 15 vjeç.

“E drejta e protestës është një mjet demokratik të cilën ne e përkrahim. Por, duhet të them se para se të protestojmë, duhet së pari ta njohim vetveten, ta njohim realitetin e shtetit tonë të ri. Duhet ta kujtojmë ku kemi qenë dhe ku jemi sot, si dhe të gjitha peripecitë me të cilat jemi përballur gjatë kësaj periudhe. Shumë më e vështirë ka qenë pjesa e ndërtimit të shtetit, sesa pjesa e luftës”, ka thënë Grabovci.

“Kanë të drejtë dhe kanë arsye të bollshme për të protestuar sepse jam shumë i sigurt se kemi një situatë të rëndë sociale, situatë jo të dëshirueshme. Por, duke pasur parasysh punët që i kemi bërë si shtet, duhet t’i pranojmë edhe dobësitë tona që së bashku ta ndryshojmë vendin për të mirë”, theksoi ai, transmeton Koha.net.

Grabovci i ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit në protestën e fundit për maturinë e treguar, ndërsa u ka bërë thirrje sërish qytetarëve të vendit që të gjykojnë me mendje të ftohtë dhe “të gjykojnë në përputhje me realitetin tonë si dhe ta kenë parasysh pozicionin në të cilin gjendet Kosova”.

“T’i kenë parasysh sfidat me të cilat do të përballet Kosova. E për t’i tejkaluar këto, duhet të bëhemi të gjithë bashkë, si opozita, ashtu edhe pozita”, tha ai.

Më Shumë

24 orë në Kosovë: Dy të vdekur në aksidente, dhjetëra të lënduar

Dy aksidente me fatalitet janë shënuar gjatë ditës së djeshme në vend, sipas statistikave të Policisë. Përveç tyre, gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur edhe 35...

Ndahet nga jeta fermeri më i vjetër i Prizrenit, Pashk Boqaj

Është ndarë nga jeta Pashk Boqaj, një prej figurave më të njohura dhe më të respektuara të Hasit, i cili njihej si fermeri më...

Lajmet e Fundit