Eqrem Kryeziu vazhdon të godasë: Shpura e LDK-së po përdor metoda poshtruese

Eqrem Kryeziu po vazhdon ta godasë LDK-në. Kësaj radhe ai në një shkrim të postuar në Facebook, ka thënë se LDK-ja po përdor metoda poshtëruese në qeverisjen e vendit, qytetet e fshatrat e Kosovës dhe me vetë njerëzit e këtij vendi.

Kryeziu ka thënë se me këto zvarritje të proceseve, LDK po arrin që t’i mbajë njerëzit, siç ka shkruar ai, të paralizuar duke pritur se cili po e fiton lotarinë.

“Po më pyeti mua kush se ç’punë më prish mua ky manipulim dinak, do t’i përgjigjem se kam me dhjetëra miq në Facebook që nuk guxojnë të më shkruajnë se mos regjistrohen në ‘black list’ dhe eliminohen përfundimisht”, ka shkruar më tej në Facebook, Eqrem Kryeziu.

Kryeziu ka thënë se e keqja më e madhe për Kosovën është se njerëzit me lehtësi I pranojnë këto “metoda poshtëruese të diktaturave tashmë të shkuara, por që po përpiqen të ringjallen”.

“Sepse ajo mendësi është aty për të provuar të ringjallet”, ka përfunduar në shkrimin e tij Kryeziu.

Më Shumë

Prizreni pritet t’i ketë tetë deputetë në Kuvendin e Kosovës

Prizreni në legjislaturën e re të Kuvendit, pritet të përfaqësohet me gjithsej tetë deputetë, prej të cilëve tre do të jenë nga komuniteti shumicë,...

Ndahet nga jeta fermeri më i vjetër i Prizrenit, Pashk Boqaj

Është ndarë nga jeta Pashk Boqaj, një prej figurave më të njohura dhe më të respektuara të Hasit, i cili njihej si fermeri më...

Lajmet e Fundit